Mesfushori i Rubin Kazanit, Veldin Hoxha, ka folur për fitoren 1:0 të skuadrës së tij ndaj Sochit në fundjavën e shkuar.
Hoxha ka thënë se duhet të bëhen disa përmirësime për ndeshjet e ardhshme.
“Është mirë që pas një kohe të gjatë arritëm të fitonim një ndeshje jashtë fushës tonë. Ishte e para që nga korriku. E kuptoj që nuk luajtëm aq mirë sa donim. Por do të analizojmë këtë ndeshje dhe do të mundohemi të përmirësohemi. Jemi të lumtur që kemi fituar pikët e plota dhe kemi ndërprerë serinë tonë të humbjeve. Do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht”, ka thënë mesfushori i Kosovës.
Hoxha 23-vjeçar këtë edicion në kampionatin rus ka shënuar tre gola në 23 ndeshje.