Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri i del në mbrojtje trajnerit Lichtsteiner

Xherdan Shaqiri

Kapiteni Xherdan Shaqiri i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Baselit, Stephan Lichtsteiner. 

Ai ka thënë se Lichtsteiner po jep gjithçka nga vetja. 

“Një gjë është e qartë - Stephan Lichtsteiner po jep gjithçka nga vetja dhe kjo është një gjë e mirë. Duhet kohë për t’u ambientuar dhe për të fituar përvojë”, ka thënë Shaqiri, raporton mediumi zviceran “4-4-2” të mërkurën.

Shaqiri ka refuzuar të komentojë më shumë. Shaqiri ka qenë bashkëlojtar në të kaluarën me Lichsteinerin te Zvicra.