Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Më ndihmoni, jam zënë rob...”, mesazhi i çuditshëm që u gjet në shishe

Një grua që pastronte në një plazh skocez gjeti një mesazh në shishe që ishte hedhur në vitin 1984. Upi ka shkruar se Jenny Smith tha se po i mbushte qeset kur gjeti shishen shumëngjyrëshe.

“Gjeta këtë shishe dhe mendova se kishte diçka si një stilolaps me majë brenda saj. E nxora jashtë (letrën) dhe ishte mbështjellë me një brez elastik rreth tij”, ka thënë ajo.

Gruaja lexoi mesazhin dhe kuptoi se bëhej fjalë për një shkrim nga nxënëset e shkollës fillore në Wormit.

Ata ankoheshin për detyrat që po ua jepte mësuesja e matematikës.

“Ju lutem më ndihmoni...Unë jam një nga ekipi i shkollës fillore të Wormit dhe jam zënë rob nga zonjusha e tmerrshme...Emri im është Kelly McColm dhe jam 8-vjeçar. Epo, le të kthehet Miss L.Elder...Po arrij ta shkruaj këtë letër privatisht. Ju lutem më ndihmoni dikush”, thuhet në letrën e shkruar nga Kelly Laskieëicz, Linda Bell dhe Anna Greenhalgh.

Edhe Kapen disa mesazhe të hedhura në det, turisti vendos të mos i hapë Kuriozitet Kapen disa mesazhe të hedhura në det, turisti vendos të mos i hapë

Gruaja me mbiemrin Smith i gjeti autoret e letrës dhe ato u shprehën se mbetën mikesha edhe më tutje.

Shishja do t’i kthehet shkollës fillore në Skoci.