Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mesazh në shishe: Gjendet letra e shkruar 25 vjet më parë në brigjet skoceze

Një mesazh në shishe u gjet në një plazh skocez, derisa rëra po pastrohej nga një ekip i pastrimit bregdetar, shkroi Upi. Në shishe ishte një letër, që sipas mesazhit, bëhet e ditur se ishte shkruar 25 vjet më parë.

David Shand, që gjeti shishen e plastikës derisa po pastronte rërën, tha se ngjyra e letrës brenda ishte zbehur dhe pati telashe ta lexonte.

Mesazhi, sipas tij, ishte shkruar nga një vajzë e re e quajtur Lynn, që më vonë u identifikua si Lynn Gardner.

Shand e gjeti autoren dhe e njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo tha se letrën e kishte shkruar kur ishte 7 ose 8 vjeçe

Djali tha se letrën do t’ia nisë me postë.