Amerikanët janë në hall nga një ari masiv që po u shkakton telashe të mëdha. Dhjetëra njerëz kanë raportuar se janë “shqetësuar” nga të bëmat e kafshës, me nofkën “Hank the Tank”, derisa kryesisht po qëndron pranë Liqenit Tahoe të Kalifornisë.
Ariu thuhet se peshon mbi 200 kilogramë, ndërsa Policia vendase nuk ia ka dalë ta stopojë, e për këtë, Departamenti i Kafshëve të Egra në Kaliforni ka propozuar një mobilizim të madh të autoriteteve për vënien nën kontroll të kafshës shkatërruese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAriu me dhjetëra herë u gjend në oborret e banorëve, brenda shtëpive e në afërsi të veturave. Thuhet se disa banorë edhe i ka lënduar fizikisht.
Në SHBA numri i arinjve është i konsiderueshëm ndërsa shpeshherë raportohet edhe për sulme ndaj njerëzve.