Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Adhuruesi i artit fiton pikturën e Picassos me vlerë rreth 1 milion dollar

Organizatorja e shortit të të zhvilluar në “Christie’s”

Organizatorja e shortit të të zhvilluar në “Christie’s”

Foto: Associated Press

Një adhurues arti nga Parisi ka përjetuar një befasi të jashtëzakonshme pasi ka fituar një pikturë të artistit të mirënjohur, Pablo Picasso me vlerë rreth 1 milion dollarë, vetëm me një biletë lotarie prej 117 dollarësh.

58-vjeçari Ari Hodara ka thënë se fillimisht nuk e besoi lajmin kur organizatorët e telefonuan pas shortit të zhvilluar në “Christie’s”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si mund ta vërtetojë që nuk është mashtrim?”, ka thënë ai.

Hodara, një inxhinier shitjesh dhe adhurues i artit, ka treguar se kishte blerë biletën rastësisht gjatë një dreke në restorant, pasi kishte dëgjuar për këtë lotari bamirësie.

“Së pari do t’ia tregoj bashkëshortes, e cila ende nuk është kthyer nga puna. Dhe për momentin, mendoj se do ta mbaj pikturën për vete”, ka thënë ai.

Çmimi i madh i kësaj lotarie, e quajtur “1 Picasso për 100 euro”, ishte vepra “Head of a Woman”, një portret i muzës dhe partneres së artistit, Dora Maar, i realizuar në vitin 1941.

Shorti u organizua online për të mbledhur fonde për kërkime mbi sëmundjen e Alzheimerit. Në total u shitën 120,000 bileta në mbarë botën, duke mbledhur rreth 12 milionë euro.

Nga kjo shumë 1 milion euro i shkuan galerisë “Opera Gallery”, e cila zotëronte pikturën dhe pjesa tjetër u dedikua për studime shkencore dhe projekte bamirësie

Themeluesi i galerisë, Gilles Dyan, ka thënë se piktura ishte ofruar me çmim të reduktuar, ndërsa vlera reale në treg arrinte rreth 1.45 milionë euro.

Kjo është hera e tretë që organizohet një lotari e tillë me vepra të Picassos.

Në vitin 2013, një burrë nga Pennsylvania ka fituar pikturën “Man in the Opera Hat”, ndërsa në vitin 2020, një kontabiliste nga Italia ka fituar një tjetër vepër, pasi djali i saj i kishte blerë biletën si dhuratë për Krishtlindje.

Një nga koleksionistët më të njohur, David Nahmad, kishte deklaruar më herët se edhe vetë Picasso do ta kishte miratuar idenë që veprat e tij të shpërndaheshin përmes një lotarie.

Organizatori i kësaj nisme, fondacioni për studime mbi Alzheimerin, me bazë në një nga spitalet kryesore publike të Parisit, është bërë një nga financuesit më të mëdhenj privatë në Francë për studimet mbi këtë sëmundje që nga themelimi në vitin 2004.

Sipas organizatorëve, dy lotaritë e mëparshme kanë mbledhur mbi 10 milionë euro, të cilat janë përdorur për projekte kulturore në Liban dhe programe për ujë dhe higjienë në Afrikë.