Kur një nga fotografitë ikonike të pishinës së David Hockney u shit për 90.3 milionë dollarë në vitin 2013, ai u bë artisti bashkëkohor më i vlerësuar në botë. Tash pikturat, vizatimet dhe printimet që i shiti për disa funte në vitet ’60 po bëhen bashkë për të parën herë në një ekspozitë të re.
John Kasmin, tregtar arti që e njohu për të parën herë potencialin e Hochney në fillim të viteve ’60 kur artisti po studionte në Kolegjin Mbretëror të Artit, ka thënë se çmimet e Hockney në atë kohë “rrallë arrin vlerën mbi 20 funte”.
Ai po shiste vepra për vetëm pesë funte.
Para se të krijonte galerinë e tij, Kasmin filloi të ekspozonte pikturat, printimet dhe vizatimet e Hockney nga një dhomë e pasme e një galerie në Londër sepse shefi i tij i atëhershëm nuk i vlerësonte ato aq sa për t’i ekspozuar.
“Megjithatë nuk ishte e vështirë t’i shisja ato. Ai u bë i njohur menjëherë”, ka thënë Kasmin.
Me Hockney u takua për të parën herë në vitin 1961 kur artisti kishte aq pak para për ngjyrë dhe kanavacë sa i ishte drejtuar departamentit të printimit në kuadër të Kolegjit Mbretëror për materiale falas.
90-vjeçari Kasmin e kujton atë si një të ri të turpshëm. “Ne arritëm menjëherë. Unë jam vetëm tre vjet më i madh se ai”, ka thënë ai.
Ai vazhdoi t’i shiste vizatimet e Hockneyt me çmimet prej 18 deri 22 funte dhe i mundësoi atij ekspozitën e parë personale në vitin 1963 ku veprat e tij u shitën me çmim midis 300 e 400 funte.
Këtë muaj, nipi i Kasmin, Louis Kasmin, po organizon një ekspozitë të veprave të hershme dhe më pak të njohura të Hockney. E titulluar “In the mood for love: Hockney in London, 1960-63” do të hapet në “Hazlitt Holland-Hibbert” në Londër më 21 maj.
“Shumë nga këto vepra për dekada nuk janë parë në publik. Disa prej tyre u vlenë në vitet ’60 dhe kanë mbetur me pronarët e tyre. Disa kanë udhëtuar privatisht midis koleksioneve dhe tregtarëve pa u shfaqur në ekspozita”, ka thënë Louis Kasmin.
“Si t tilla, veprat e ekspozuara janë pikturat më pak të njohura, por jo më pak tërheqëse të kësaj periudhe. Për shembull, kemi pasur fatin të bëjmë bashkë printimin ‘The Hypnotist’ me studimin e vizatimit për vajin e kësaj pikture dhe një pikturë të quajtur ‘Figure Being Hypnotized’. Të tria këto lidhen me një nga pikturat më të famshme të Hockney, e cila shfaqet në ekspozitën e fondacionit ‘Lous Vuitton’ në Paris dhe nuk janë ekspozuar kurrë së bashku”, ka thënë ai më tej.
Hockney është nga Bradford. U nis nga Los Angeles dhe gjeti frymëzim në ëndrrën amerikane, në pishinat dhe rrezet e diellit. Prej kryeveprave të tij janë “A Bigger Splash” e vitit 1967 që tani është në “Tate” në Britani në të cilën ka shkrepur një pishinë vezulluese nën dritën e fortë të qiellit të Kalifornisë.
John Kasmin ka kujtuar se vepra fillimisht u shit për rreth 300 funte. “Nëse do të shitej tani, mund të kushtonte 100 milionë funte”, ka thënë ai.
Mbështetur nga fondacioni “David Hockney”, ekspozita në “Hazlitt Holland-Hibbert” eksploron “krijimin e Hockney, si artist ashtu edhe si individ”.
Katalogu i ekspozitës vë në shprehje se këto vepra të hershme, që çuan në largimin e tij për në SHBA në fund të vitit 1963, përfaqësojnë një periudhë kritike në evolucionin artistik të Hockney, duke kapërcyer një hendek midis figuracionit dhe eksperimentimit në rritje të viteve ‘60: “Këto fotografi ... janë të mbushura me figura ekspresive, shpesh duke përshkruar skena intime nga jeta e tij, të tilla si portrete të miqve, të të dashuruarve dhe të vetes. Në të njëjtën kohë, përdorimi i tij i hershëm i zonave të gjalla dhe të sheshta të ngjyrave dhe kompozimeve inovative la të kuptohet për drejtimin që ai do të merrte më vonë me serinë e tij të famshme të peizazheve dhe pishinave në Kaliforni”.
Pikturat përfshijnë “Two Friends (in a Cul de Sac)” e 1963-s, e cila paraqet dy burra të zhveshur dhe pasqyron eksplorimin e Hockney për seksualitetin e tij në një kohë kur homoseksualiteti ishte ende i kriminalizuar në Britani. Louis Kasmin ka thënë se “shumë prej tyre kanë shënuar prapa çmimet ‘8 £’ ose ‘12 £’ ose ‘17 £’”.
“Veprat që kemi bashkuar nuk janë varur kurrë krah për krah ... Ekspozitat e Hockney shpesh kanë një ose dy vepra të famshme nga kjo periudhë, por kurrë një sondazh të vërtetë”.