Anija Amadea, në pronësi të një kompanie gjermane, tërhoqi vëmendjen e vendasve kur u anua në mënyrë të rrezikshme mëngjesin e sotëm teksa lundronte në gjirin e Kotorrit në ujërat malaziase.
Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Portit tha për Radiotelevizionin e Malit të Zi se janë informuar për incidentin, por se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet një erë e fortë që godet anash, e anon dhe e lëviz anijen.
Por, autoritetet kanë thënë se anija nuk duhej të hynte në lundrim pasi dihej se kishte stuhi.
Amadea është një nga anijet e vogla që lundrojnë në Kotorr. Pasagjerët janë në një udhëtim 14-ditor, i cili përfundon më 4 dhjetor. Amadea ka 40 suita, nga të cilat dy janë mbretërore, si dhe 254 kabina.