Anëtarët e ekuipazhit të një anije të mallrave po shpëtohen, pasi anija është dëmtuar në një sulm në Gjirin e Adenit në afërsi të bregdetit të Jemenit, ka njoftuar firma e sigurisë detare “Ambrey”, raporton “BBC”.
Njoftimi i ka pasur raportimeve për dëgjimin e një shpërthimi 100 kilometra në jugperëndim të Adenit.
Anijet në afërsi kanë raportuar për një zhurmë të madhe dhe tym, sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar për Operacione të Tregtisë Detare.
Lëvizja Houthi në Jemen, që po i sulmon anijet e mallrave në rajon, nuk ka komentuar lidhur me rastin.
Grupi i mbështetur nga Irani thotë se sulmet janë shenjë e përkrahjes për palestinezët në luftën mes Izraelit e Hammasit në Rripin e Gazës.
Edhe
Raketa e lansuar nga Houthit godet një anije amerikane në Gjirin e Adenit
Si “Ambrey” ashtu edhe UKMTO kanë raportuar se anija e mallrave u godit dhe u dëmtua në rastin e të mërkurës.
Kanë nisur operacionet e shpëtimit dhe një pjesë e ekuipazhit janë larguar tashmë, thotë “Ambrey”, ndërsa një anije e marinës së Indisë është në afërsi.