Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raketa e lansuar nga Houthit godet një anije amerikane në Gjirin e Adenit

Rebelët Houthi kanë lansuar një raketë, duke goditur një anije amerikane të hënën në afërsi të brigjeve të Jemenit në Gjirin Aden, shkruan agjencia “AP”.

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi që rebelët lansuan një raketë lundruese në drejtim të një anije ushtarake amerikane në Detin e Kuq.

Sulmi ndaj anijes “Gibraltar Eagle”, për të cilën Houthit e morën përgjegjësinë, ka përshkallëzuar më tej tensionet në Detin e Kuq.

Sulmet e Houthive kanë goditur dërgesat ujore, ku po shënjestrohet korridori kyç që lidh dërgesat e mallrave dhe energjisë të Azisë dhe Lindjes së Mesme që nëpërmjet Kanalit të Suezit kalojnë në Evropë.

Sulmi i të hënës ndodhi rreth 177 kilometra në juglindje të Adenit.

Edhe SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen Botë SHBA-ja nis sulme të reja ndaj militantëve Houthi në Jemen

Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-së ka njoftuar më vonë për sulmin.

“Kapiteni i anijes nuk ka raportuar për të lënduar apo dëme të mëdha dhe ka vazhduar rrugëtimin”, është thënë nga Komanda Qendrore.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Houthive, gjenerali Yahya Saree, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një adresim televiziv të transmetuar të hënën mbrëma,

“Forcat e armatosura të Jemenit i konsiderojnë gjitha anijet dhe anijet luftarake amerikane e britanike, që marrin pjesë në agresion kundër shtetit tonë, si shënjestra armiqësore”, ka thënë Saree.

Anija është në pronë të “Eagle Bulk Shipping”, firmë me seli në Connecticut.

Kompania në një deklaratë për agjencinë “AP” ka thënë se sulmi ka “shkaktuar dëme të kufizuara në një dërgesë, porse anija është stabile dhe po del nga zona”.

Edhe Rebelët Houthi marrin përgjegjësin për sulmin me raketa ndaj Izraelit Botë Rebelët Houthi marrin përgjegjësin për sulmin me raketa ndaj Izraelit

Të hënën në Parlamentin e Britanisë ka raportuar kryeministri britanik Rishi Sunak. Ai ka thënë se 13 baza të Houthive janë shkatërruar në veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë. Sunak ka thënë se derisa nuk “do të spekulojë veprimet e ardhshme”, mosveprimi i Britanisë vetëm sa do ta dobësonte sigurinë rajonale.

Sipas vlerësimit të inteligjencës amerikane është shkatërruar gati një e katërta e arsenalit ushtarak të Houthive.