Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

E frikshme, anija në Kotorr zihet nga stuhia e fuqishme

Anija Amadea, në pronësi të një kompanie gjermane, tërhoqi vëmendjen e vendasve kur u anua në mënyrë të rrezikshme mëngjesin e sotëm teksa lundronte në gjirin e Kotorrit në ujërat malaziase.

Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Portit tha për Radiotelevizionin e Malit të Zi se janë informuar për incidentin, por se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet një erë e fortë që godet anash, e anon dhe e lëviz anijen.

Por, autoritetet kanë thënë se anija nuk duhej të hynte në lundrim pasi dihej se kishte stuhi.

Amadea është një nga anijet e vogla që lundrojnë në Kotorr. Pasagjerët janë në një udhëtim 14-ditor, i cili përfundon më 4 dhjetor. Amadea ka 40 suita, nga të cilat dy janë mbretërore, si dhe 254 kabina.

Edhe Ndalohen mbi 1,000 pasagjerë në një anije turistike në Francë pas shpërthimit të gastroenteritit Botë Ndalohen mbi 1,000 pasagjerë në një anije turistike në Francë pas shpërthimit të gastroenteritit