Botë

Kroacia goditet nga një stuhi e fortë verore

Kroaci

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike, si pasojë e një stuhie të fortë verore që ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje.

Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë "mirë" dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.

VIDEO:

Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zarës. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.

Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. 

Stuhia është qetësuar deri të martën pasdite.

VIDEO: