Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Diamanti i rrallë rozë që pritet të shitet për mbi 20 milionë euro sot

Diamanti i dytë më i madh rozë i ndezur që është shfaqur ndonjëherë në ankand, pritet të shitet për më shumë se 22 milionë euro kur të dalë shtëpinë e ankandeve në Sotheby's në Hong Kong të premten.

Diamanti 11.15 karatësh i njohur si “Williamson Pink Star”, është emëruar pas dy diamanteve të tjerë të mëdhenj rozë: diamanti ovale “Pink Star” me prerje të përzier, 59.60 karatësh, i cili u shit për një rekord 71,2 milionë dollarë në ankand më 2017, dhe guri “Williamson”, një diamant 23.60 karatësh i dhënë mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II si dhuratë martese nga gjeologu kanadezJohn Thorburn Williamson më 1947.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zbulimi i një diamanti rozë me cilësi të çmuar i çdo madhësie është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë, diçka që me mbylljen e fundit të minierës Argyle dukej deri vonë shumë e pamundur”, tha Wenhao Yu, drejtoreshë e Sotheby's Asia, raportoi The Guardian. 

Image

Argyle, një minierë diamanti në pronësi të Rio Tintos të Australisë perëndimore, u mbyll në vitin 2020 pas 37 vitesh funksionimi, gjatë të cilit prodhoi më shumë se 865 milionë karat diamante të papërpunuar.