Një diamant jashtëzakonisht i rrallë rozë i ndezur është shitur për 59 milionë euro në Hong Kong - më shumë se dyfishi i çmimit të tij të vlerësuar - dhe ka vendosur një rekord botëror për çmimin më të lartë për karat për një diamant të shitur në ankand.
Diamanti 11.15 karatësh “Williamson Pink Star”, i cili është emëruar sipas një diamanti tjetër rozë dhënë Mbretëreshës Elizabeth II si dhuratë martese, iu shit një blerësi të pazbuluar në ankand nga Sotheby's Hong Kong, shkroi The Guardian.
Diamanti është emëruar pas dy diamanteve të tjerë të mëdhenj rozë: diamanti ovale “Pink Star” me prerje të përzier, 59.60 karatësh, i cili u shit për një rekord 71,2 milionë dollarë në ankand më 2017, dhe guri “Williamson”, një diamant 23.60 karatësh i dhënë mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II si dhuratë martese nga gjeologu kanadezJohn Thorburn Williamson më 1947.
Diamantet rozë janë veçanërisht të rrallë mes diamanteve me ngjyrë dhe askush nuk e di se si kanë marrë ngjyrën rozë.
“Zbulimi i një diamanti rozë me cilësi të çmuar i çdo madhësie është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë, diçka që me mbylljen e fundit të minierës Argyle dukej deri vonë shumë e pamundur”, tha Wenhao Yu, drejtoreshë e Sotheby's Asia, raportoi The Guardian.
-
Diamanti i rrallë rozë që pritet të shitet për mbi 20 milionë euro sot
-
Diamanti super i rrallë rozë pritet të shitet për mbi 35 milionë dollarë
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Diamanti i rrallë shitet për 43.8 milionë dollarë
-
Diamanti rozë 18-karatësh blihet për mbi 28 milionë franga