Një diamant shumë i rrallë i kaltër është shitur për 43.8 milionë dollarë në ankandin e Christie’s në Gjenevë, raporton “BBC”.
Diamanti “Bleu Royal” 17.61 karat, është i prerë në formë dardhe dhe i vendosur në një unazë.
Pjesë e një koleksioni privat për 50 vjet, është hera e parë që “Bleu Royal” u shit në një ankand.
“Diamanti është ndër më të rrallët që është zbuluar”, është njoftuar nga shtëpia e ankandeve.
Christie’s ka thënë se vetëm tre diamante të kaltra me mbi 10 karatë janë shitur në historinë 250-vjeçare të ankandit, në vitin 2010, 2014 dhe 2016.
Diamanti “Oppenheimer Blue” prej 14.62 karatëve u shit për 57 milionë dollarë në vitin 2016, sipas Christie’s
“Jemi shumë të lumtur. Është xhevahiri që është shitur më së shtrenjti në vitin 2023 në gjithë botën”, ka thënë Max Fawcett, nga kjo shtëpi e ankandeve.