Unaza “Bleu Royal” është vetëm një nga shumë koleksionet e dala në shitje nga shtëpia e ankandeve “Christie” për Javën e Luksit të Gjenevës.
Kjo unazë përmban një diamant të kaltër me prerje brilante në formë dardhe prej 17.61 karatësh.
Shtëpia e ankandeve “Christie” vlerëson se unaza do të arrijë të shitet për një çmim prej rreth 35 milionë dollarësh. Pjesë e ankandit do të jenë edhe orët. Një nga orët kryesore është një “Rolex” në pronësi të aktorit amerikan Marlon Brando.
Brando ia dhuroi orën vajzës së tij në vitin 1995. Më pas u shit në vitin 2019 për pak më pak se 2 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve “Christie” tani pret që ajo të arrijë vlerën e 2.2 milionë dollarëve.
Sa i përket bizhuterive, një koleksion i madh i artikujve Cartier është gjithashtu i ekspozuar. Një nga bizhuteritë që po merr më së shumti vëmendje është një diademë dhe gjerdan diamanti. Ankandi për Javën e Luksit të Gjenevës do të jetë i hapur deri më 21 nëntor.
-
“Mellon Blue” bie në vlerë, diamanti 9.51 karatësh shitet më lirë se që pritej
-
Diamanti i rrallë shitet për 43.8 milionë dollarë
-
Unaza e dizajnuar nga Tupac shitet për mbi 1 milion dollarë
-
Diamanti super i rrallë rozë pritet të shitet për mbi 35 milionë dollarë
-
Diamanti rozë 18-karatësh blihet për mbi 28 milionë franga