Është zbuluar çifti fitues i shumës rekorde në Britani në lotari. Para disa ditëve një tiketë në Britani e EuroMillions doli të jetë fituese e xhekpotit. Shuma totale e fitimit ishte 184 milionë funte.
Flokëtarja Jess Tawaite dhe bashkëshorti i saj Joe, një inxhinier, janë fituesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇifti ka qëndruar në heshtje deri më tash, duke u larguar nga sytë e publikut, por të enjten në mëngjes në hotelin në Cheltenham zbuloi se ka fituar shumën rekorde, raporton “Daily Mail”.
Ata jetojnë në një shtëpi me vlerë 600 mijë funte në Cots]old, ndërsa tregojnë se si përjetuan fitimin.
“Unë shikova dhe pash se kemi fituar. E pash se sa dhe nuk dija çfarë të bëja. Nuk po mund të shkoja të flija. Nuk doja ta zgjoja Jessin, kështu që thjeshtë u shtriva, por mu duk sikur përjetësi. Kalova natën duke shikuar prona pa kufizim buxheti, ishte risi!” – tregon Joe.