Është zbuluar çifti fitues i shumës rekorde në Britani në lotari. Para disa ditëve një tiketë në Britani e EuroMillions doli të jetë fituese e xhekpotit. Shuma totale e fitimit ishte 184 milionë funte.
Flokëtarja Jess Tawaite dhe bashkëshorti i saj Joe, një inxhinier, janë fituesit.
Çifti ka qëndruar në heshtje deri më tash, duke u larguar nga sytë e publikut, por të enjten në mëngjes në hotelin në Cheltenham zbuloi se ka fituar shumën rekorde, raporton “Daily Mail”.
Ata jetojnë në një shtëpi me vlerë 600 mijë funte në Cots]old, ndërsa tregojnë se si përjetuan fitimin.
“Unë shikova dhe pash se kemi fituar. E pash se sa dhe nuk dija çfarë të bëja. Nuk po mund të shkoja të flija. Nuk doja ta zgjoja Jessin, kështu që thjeshtë u shtriva, por mu duk sikur përjetësi. Kalova natën duke shikuar prona pa kufizim buxheti, ishte risi!” – tregon Joe.
-
Bileta e blerë në Britani fituese e 130 milionë euro në EuroMillions
-
228 milionë euro, fitohet xhekpoti më i madh në Lotarinë Kombëtare britanike
-
Në Britani fitohet një rekord prej mbi 215 milionë euro në lotari
-
Britaniku fiton ‘jackpotin’ 109 milionë funte
-
Çifti sfidon gjasat një në 24 trilionë duke fituar lotarinë për herë të dytë