Një biletë lotarie e blerë në Britani të Madhe ka dalë fituese e 184 milionë funte (215 milionë euro) në EuroMillions.
Ajo biletë ka "goditur" xhekpotin, ndërsa është fitimi më i madh në Britani të Madhe në Lotarinë Nacionale, ka njoftuar Camelot, raporton “The Independent”.
Numrat fitues të EuroMillions ishin 3, 25, 27, 28 dhe 29, si dhe dy numrat me fat 4 dhe 9.
Një tiketë e blerë në Britani kishte të shtatë numrat, duke siguruar fitimin prej 184.2 milionë funte.
Vetëm 14 fatlumë kanë fituar xhekpotin me mbi 100 milionë funte. Rekordmeni i kaluar ishte në tetor të vitit 2019 kur fitoi 170 milionë funte.
“Çfarë nate e jashtëzakonshme për pronarin e një tikete në Britani të Madhe që ka siguruar xhekpotin e EuroMillions prej 184 milionë funte. Është bërë fituesi më i madh në Lotarinë Nacionale të Britanisë së Madhe. Lojtarëve u kërkohet të kontrollojnë tiketat dhe të na telefonojnë nëse janë ky fitues fatlum”, është thënë nga Andy Carter i Camelotit.