Pronari i një bilete të lotarisë të blerë në Britani të Madhe, ka fituar xhekpotin e EuroMillions në vlerë 130 milionë euro (111.7 milionë funte), është njoftuar nga “Independent”.
Numrat fitues 3, 12, 15, 25, 43 dhe “Lucky Stars” 10 dhe 11, ishin numrat që siguruan xhekpotin. Asnjë person nuk ka dalë ende të marrë çmimin, pas numrave që dolën të premten, është njoftuar nga Camelot.
Sipas, “Sunday Time Rich List”, fituesi do të jetë më i pasur se futbollisti Harry Kane (51 milionë funte), aktori Daniel Radcliffe (92 milionë funte) dhe këngëtarja Dua Lipa (75 milionë funte).
Andy Carter, këshilltar i Lotarisë Kombëtare të Britanisë, ka thënë: “Çfarë nate fantastike për lojtarët e UK EuroMillions, pasi pronari i një bilete të vetëm ka fituar xhekpotin e 111.7 milionë funte në EuroMillions. Lojtarëve u këshillohet të shohin biletat dhe të telefonojnë nëse e kanë biletën fituese”.
-
Britaniku që fitoi lotarinë “EuroMillions” bëhet më i pasur se këngëtari Sam Smith
-
228 milionë euro, fitohet xhekpoti më i madh në Lotarinë Kombëtare britanike
-
Fitohet xhekpoti rekord prej 250 milionë euro në lotarinë “EuroMillions”
-
Austriaku me biletë 10 euro fiton 250 milionë euro në loto
-
Amerikani fiton 1.7 miliardë dollarë në loto, xhekpoti i dytë më i madh në histori