Një biletë e vetme e shitur në Kaliforni të SHBA-së ka fituar 1.76 miliardë dollarë në Powerball - xhekpoti i dytë më i madh në histori të lotarisë, shkruan BBC.
Identiteti i mbajtësit të biletës nuk është bërë i ditur.
Fituesi mund të zgjedhë t’i marrë paratë gjatë 30 vjetëve, ose të marrë pagesë të përllogaritur prej 774.1 milionë dollarësh.
Fitorja më e madhe ndonjëherë ishte 2.04 miliardë dollarë në nëntor 2022. Kjo biletë u ble gjithashtu në Kaliforni.
Shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292.2 milionë.
Bileta fituese u ble në “Midway Market & Liquor” në Frazier Park.
Edhe
Fitohet lotaria prej 842.4 milionë dollarësh në SHBA në ditën e Vitit të Ri
Biletat kushtojnë 2 dollarë secila dhe shiten në të gjithë SHBA-në, Porto Rikon dhe Virgin Islands të SHBA-së.
Çmimet e mëdha miliarda dollarësh janë bërë më të zakonshme pasi çmimet e biletave janë rritur.