Lotaria “Mega Million” në SHBA ka vendosur ta rritë çmimin duke e çuar në vlerë prej rreth 1,1 miliardë dollarësh, pasi askush nuk e fitoi xhekpotin prej 940 milionë dollarësh të premten.
Çmimi tani është i treti më i madhi në historinë e SHBA, raportoi Associated Press të shtunën.
Numrat e tërhequr të premten vonë ishin: 3, 20, 46, 59, 63 dhe Mega Ball 13 i artë.
“Mega Millions sapo ka arritur sërish shifrën e 1 miliardë dollarëve. Është veçanërisht e këndshme të shohësh çmimin e parë të rritet gjatë festave dhe në vitin e ri”, ka thënë Pat McDonald, drejtor i lotarisë në Ohio dhe drejtor kryesor i Konsorciumit Mega Millions, në një deklaratë herët të shtunën.
“Ndërsa çmimi i parë rritet, ne i inkurajojmë lojtarët tanë që të qëndrojnë brenda buxhetit të tyre argëtues dhe të shijojnë këtë çmim të parë së bashku me ne”, ka shtuar ai.
Të vetmet xhekpote të Mega Millions më të mëdha se mundësia e vlerësuar prej 1.1 miliardë dollarë të martën kanë qenë 1.53 miliardë dollarë të fituara në Karolinën e Jugut në vitin 2018 dhe 1.33 miliardë dollarë bileta fituese në Illinois në korrik, bëri të ditur Mega Millions.
-
Bileta fituese e mbi 550 milionë dollarëve ishte blerë online në Illinois
-
Fitohet lotaria prej 842.4 milionë dollarësh në SHBA në ditën e Vitit të Ri
-
Amerikani fiton 1.7 miliardë dollarë në loto, xhekpoti i dytë më i madh në histori
-
Një person në SHBA fiton 1.58 miliardë dollarë në lotari
-
Amerikania kap xhekpotin, bëhet multimilionere