Koreja e Veriut është shtet diktatorial me rregullta të rrepta, e shpesh edhe vdekjeprurëse.
Ndalimi i muzikës, ndalimi i fesë dhe ndalimi i teknologjisë, janë disa prej rregullave që Koreja e Veriut, në krye me Kim Jong-unin, i ka vendosur për qytetarëve e këtij vendi.
1. Ndalimi i filmave dhe muzikës së huaj
Në vitin 2015, Koreja e Veriu i ndaloi me ligj shikimin e filmave dhe dëgjimin e muzikës së huaj. Kim Jong-uni mori vendim që të gjitha kasetat dhe videoinxhizimet e huaja të shkatërrohen, në mënyrë që qytetarë verikoreanë të mos kenë qasje. Shikimi i filmave për të rritur është i dënueshëm me vdekje.
2. Ndalimi i telefonatave ndërkombëtare
Verikoreanët e kanë të ndaluar të telefonojnë jashtë shtetit. Në të kundërtën, akuzohen për krim. Në vitin 2007, një drejtor i një kompanie u ekzekutua nëpërmjet djegies para 150 mijë njerëzve, nën akuzën se i kishte realizuar 13 telefona jashtë shtetit.
3. Tradhtia ndaj liderit dënohet me vdekje
Banorët e Koresë së Veriut e kanë të ndaluar ta pëlqejnë ndonjë lider tjetër, pos Kim Jong-unit. Në fakt, tradhtia, qoftë edhe ideologjike, dënohet me vdekje. Në vitin 2015, ish-ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong-chol, u vra në mes të qytetit, nën akuzën se e zuri gjumin gjersa diktatori po fliste.
4. Ligji për prerjen e flokëve
Në Kore të Veriut ekzistojnë vetëm 28 modele të prerjes së flokëve, të caktuara nga pushteti. Banorët kanë mundësi t'i prejnë flokët vetëm brenda “konditave të shtetit”, në të kundërtën do të dënohen. Ligji për qethjen e flokëve u fut në vitin 2013.


5. Ligji për basketbollin
Në Kore të Veriut, sporti i basketbollit është i lejuar, vetëm se rregullat ndryshojnë nga vendet perëndimore. Për shembull, pikët e shënuara në sekondën e fundit vlejnë 8 pikë. Gjithashtu, nëse ekipi nuk realizon pikë në tri tentime rresht, një pikë i merret.
6. Banorët më të shëndetshëm jetojnë në kryeqytet
Që banorët të duken se po jetojnë mirë, me shëndet dhe të suksesshëm, verikoreanët e shëndetshëm e kanë obliguese të jetojnë në Pyongyang, kryeqendra e Koresë së Veriut. Në rajone më të vogla dhe zona malore, jetojnë verikoreanë në gjendje të vështirë ekonomike.
7. Studentët paguajnë për bankë dhe karrige
Studentët verikoreanë e kanë të detyrueshme ta paguajnë bankën dhe karrigen ku mësojnë.
8. Bibla e ndaluar në Kore të Veriut
Duke e parë si simbol të kulturës perëndimore, Koreja e Veriut e ka ndaluar librin e krishterë, Biblën. Jeffrey Foële, një qytetar amerikan, u dënua me pesë muaj burgim në vitin 2014, me akuzën se harroi një bibël në tualetin e një restoranti. Pos biblës, Koreja e Veriut ka kohë që e ka ndaluar edhe besimin në fe.
9. Rregulla strikte të veshjes
Në rast se jeni turist, pos çantës, do t'iu kontrollohet edhe çanta dhe sendet private. Gjithashtu, për turistë është e përcaktuar edhe mënyra e veshjes.
10. Kalendar i pazakontë
Koreja e Veriut e ka kalendarin më të rrallë në botë. Numërimi i ditëve nisi në prillin e 1912-s, kur lindi lideri "revolucionar" Kim II Sung.
11. Ndalohet largimi nga shteti
Verikoreanët e kanë të ndaluar të kërkojën azil në rast se i bie ta lëshojnë shtetin për ndonjë ngjarje apo diçka tjetër. Po ashtu, kushdo që kapet duke ikur nga shteti pa leje, vritet.
12. Ndalohet teknologjia
Verikoreanët e kanë të ndaluar t'i përdorin rrjetet sociale, iphone-t dhe laptopët, për shkak se “teknologjia është perëndimore”. I ndaluar është edhe përdorimi i internetit.