Koreja e Veriut së fundi ka prezantuar ligj të ri që ka synim të largojë çdo ndikim ndërkombëtar – duke ndëshkuar ashpër çdonjëri që kapet duke shikuar një film të huaj, duke veshur xhinse apo edhe duke përdorur slange. Por, cila është arsyeja?
Yoon Mi-so thotë se ishte 11-vjeçare kur së pari e pa një burrë duke ekzekutuar pasi u kap duke shikuar një dramë jug-koreane.
Gjithë lagjja ishte detyruar të shihte ekzekutimin.
“Nëse nuk do ta bëje do të cilësohej si tradhti”, tregon ajo për BBC-n nga shtëpia e saj në Seoul.
Rojat veri-koreane po siguroheshin që të gjithë të kuptonin se dënimi për një vepër të tillë është me vdekje.
Edhe
12 ligjet e pazakonta të Koresë së Veriut
“Unë kam kujtime të forta nga personi që u kap, ende më paraqitet fytyra e tij e përlotur. Ishte traumatizuese për mua. Atij ia mbuluan sytë, por plotësisht u lag lecka nga lotët. E përkulën dhe e pushkatuan”, tregon Yoon Mi-so.
Imagjinoni të jeni në gjendje të vazhdueshme të izolimit pa internet, pa rrjetet sociale dhe me vetëm disa kanale televizive të kontrolluara nga shteti që të tregojnë atë që liderët e shtetit duan që t’i ta dëgjosh – kjo është Koreja e Veriut.
Dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka nisur ashpërsimin e mëtutjeshëm, duke prezantuar një ligj kundër asaj që regjimi e përshkruan si “mendim reaksionar”.
Kushdo që kapet me sasi të mëdha të mediave nga Koreja e Jugut, SHBA-ja apo Japonia, përballet me dënim me vdekje. Ata që kapen duke shikuar përballen me 15 vjet burgim në kampe burgu.
Dhe nuk ka të bëjë vetëm me personat që shikojnë.
Së fundi Kim i ka shkruar letër mediave shtetërore, duke i bërë thirrje Lidhjes Rinore në Kore të Veriut që të godasë “sjelljet jo të këndshme, individualiste dhe antisocialiste” në mesin e të rinjve. Ai dëshiron të ndalojë fjalët e huaja, modelet e flokëve të ndikuara nga jashtë dhe rrobat po ashtu, të cilat i përshkruan si “helme të rrezikshme”.
“Daily NK”, një portal në Seoul me burime në Kore të Veriut, ka njoftuar se tre tinejxherë janë dërguar në kamp të riedukimit për prerje të flokëve si idhujt e muzikës pop dhe se kanë ngre pantallonat sipër kyçeve.
Edhe
Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual
Gjithë kjo pse Kim është në luftë ku nuk janë përfshirë armë nukleare apo raketa.
Analistët thonë se ai po tenton të ndalojë që informatat nga jashtë të arrijnë te njerëzit në Kore të Veriut, pasi jeta në këtë shtet po bëhet jashtëzakonisht e vështirë.
Mësohet se miliona persona janë të uritur. Kim dëshiron të sigurohet që ata ende të ushqehen me propagandën shtetërore, e jo të shohin jetët luksoze, si shembull në Kore të Jugut, një prej shteteve më të pasura në Azi.
Shteti është izoluar edhe më tej nga bota e jashtme, pasi mbyllu kufijtë totalisht vitin e kaluar në reagim ndaj pandemisë. Furnizimet jetësore dhe tregtia me Kinën gati është ndaluar. Ndonëse disa furnizime kanë rifilluar, por se janë të limituara.
Vet Kim më herët këtë vit tha se njerëzit e tij po përballen me situatën më të vështirë që duhet ta kalojnë.
Daily NK ka marrë një kopje të ligjit të ri.
Edhe
Koreja e Veriut ndalon ngrënien e hot-dogut dhe divorcin
“Thotë se nëse një punonjës kapet, kreu i fabrikës do të ndëshkohet, dhe nëse një fëmijë është problematik, atëherë prindërit mund të ndëshkohen”, thotë kryeredaktori i Daily NK, Lee Sang Yong.
Ai ka thënë se synimi është të shkatërrohet çdo ëndërr apo fascinim që gjenerata e re mund ta ketë për Korenë e Jugut.