Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dalin pamje të rralla nga Koreja e Veriut, adoleshentët shfaqen duke u ndëshkuar

Pamje të rralla kanë treguar Korenë e Veriut duke dënuar publikisht dy adoleshentë me 12 vjet punë të rëndë për shkak se janë zënë duke shikuar filma jug-koreanë.

Pamjet që posedon BBC-ja, që duken të jenë të vitit 2022, treguan dy 16-vjeçarë në pranga para qindra studentëve në një stadium.

Po ashtu, shihen oficerët që i qortojnë djemtë se nuk “reflektuan thellësisht për gabimet e tyre”.

Shfaqjet e Koresë së Jugut, përfshirë televizionin, janë të ndaluara në Korenë e Veriut.

Pavarësisht kësaj, disa janë të gatshëm të rrezikojnë me dënime të rënda për t’u qasur në filmat jug-koreanë, të cilët kanë një audiencë të madhe globale.

Pamjet e tilla janë shumë të rralla sepse Koreja e Veriut ndalon fotografitë, videot apo provat e tjera të jetës në vend që të bëhen publike.

Edhe Arrestohen një grup adoleshentësh në Poloni pasi paralajmëruan të premte “të përgjakshme” Botë Arrestohen një grup adoleshentësh në Poloni pasi paralajmëruan të premte “të përgjakshme”

Videoja përfshin edhe një folës që përsërit propagandën shtetërore. “Kultura e regjimit të kalbur është përhapur tek adoleshentët”, dëgjohet ai. “Ata janë vetëm 16 vjeç, por ata shkatërruan të ardhmen e tyre”.

VIDEO: