Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka shpërndarë në rrjetin X një video që duket se është e vitit 2024 dhe që tregon ushtarë izraelitë duke e hedhur një trup nga kulmi i një ndërtese në Bregun Perëndimor. Ai ka shkruar se “e drejta humanitare duhet të respektohet në çdo rrethanë”.
Lee nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejt për konfliktin në Lindjen e Mesme apo për operacionet aktuale luftarake të Izraelit, por ka shkruar se “mësimet e lëna në plagët e dhimbshme të së kaluarës nuk duhet të përsëriten si tragjedi të rikthyera”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se videoja, e ripostuar nga një tjetër llogari, ishte nga një incident “tronditës” në shtator 2024 që po hetohet nga autoritetet izraelite.
Qeveria jugkoreane ka thënë të premten se po dërgon diplomatin Chung Byung-ha si të dërguar special në Iran për të diskutuar mbi sigurinë e qytetarëve dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.
VIDEO: Postimi i presidentit të Koresë së Jugut
이게 사실인지, 사실이라면 어떤 조치가 있었는지 알아봐야겠습니다.
— 이재명 (@Jaemyung_Lee) April 9, 2026
우리가 문제삼는 위안부 강제, 유태인 학살이나 전시 살해는 다를 바가 없습니다. https://t.co/owqj9Rg1lk