Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Një armëpushim i përkohshëm po lëkundet ndërsa Izraeli sulmon Bejrutin, Irani mban kontrollin e tij në Ngushticën e Hormuzit dhe bisedimet për armëpushim mbeten të pasigurta, me Teheranin dhe Washingtonin që pretendojnë fitoren dhe ushtrojnë presion. Bisedimet për një marrëveshje të përhershme mund të fillojnë së shpejti në Islamabad, me zëvendëspresidentin JD Vance që do të kryesojë delegacionin e SHBA-së.

Këtu do të lexoni të gjitha të rejat nga zhvillimet rreth luftës në Iran

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA-ja pret negociata pozitive me Iranin

1 muaj më parë / 10 pri 2026 16:44
Irani nis sulme mbi bazat amerikane, çmimi i naftës bie pas “planit” të Trumpit

Photo: Associated Press

Kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad, është venë në gjendje të rreptë sigurie ndërsa përgatitet të presë negociata të rëndësishme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet synojnë të ulin tensionet dhe të hapin rrugën drejt përfundimit të konfliktit që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Lindjen e Mesme.

Nga pala amerikane, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ekipin negociator do ta udhëheqë zëvendëspresidenti JD Vance, së bashku me të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Duke u nisur për në Pakistan, Vance tha se beson se negociatat me Iranin do të jenë pozitive.

“Siç tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim, ne sigurisht jemi të gatshëm të zgjasim dorën. Nëse ata do të përpiqen të na mashtrojnë, atëherë do të kuptojnë se ekipi negociator nuk është aq i hapur ndaj tyre. Pra, ne do të përpiqemi të zhvillojmë një negociatë pozitive. Presidenti na ka dhënë disa udhëzime mjaft të qarta dhe ne do të shohim si do të shkojë”, tha Vance.

Nga ana e Iranit, delegacioni përfshin ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, të cilët kanë marrë pjesë edhe në negociatat për armëpushim më herët.

Po ashtu, pritet të marrin pjesë edhe figura të larta nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Negociatat midis Izraelit dhe Libanit, ndërkohë, pritet të fillojnë javën e ardhshme në Uashington.

Në deklaratën e tij të parë që nga njoftimi i Izraelit për negociata të drejtpërdrejta me Libanin, udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, u bëri thirrje zyrtarëve libanezë të mos ofrojnë “koncesione të lira”.

“Ne nuk do të pranojmë një kthim në situatën e mëparshme dhe i bëjmë thirrje zyrtarëve libanezë të ndalojnë dhënien e koncesioneve të lira. Së bashku, si shtet, ushtri, popull dhe rezistencë, ne do të mbrojmë vendin tonë, do të rikthejmë sovranitetin e tij dhe do ta dëbojmë pushtuesin”, tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut.

Deklarata e Qassemit u dha pak pasi ushtria izraelite raportoi se ka goditur rreth 10 lëshues raketash në Liban që kishin qëlluar ndaj veriut të Izraelit një ditë më parë.

Ndërkaq, edhe pse armëpushimi hyri në ditën e dytë, u raportua për sulme iraniane në vendet arabe të Gjirit.

Autoritetet në Kuvajt bënë të ditur se janë përballur me një sulm me dronë natën e së enjtes, për të cilin e fajësoi Iranin dhe aleatët e tij milicë në rajon edhe pse Garda Revolucionare e Iranit mohoi se kishte kryer ndonjë sulm.

E përpos mosmarrëveshjes për sulmet izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit, problematikë mbeti edhe Ngushtica e Hormuzit, e cila parashihej të hapej për kalim.

Mbyllja e këtij kanali nga Irani ka bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm, të bien tregjet e aksioneve dhe të tronditet ekonomia botërore.

Kontrolli i Teheranit mbi këtë rrugë ujore është treguar si avantazhi i tij më i madh strategjik në luftë.

E një ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump u ankua për këtë situatë, duke shkruar në platformën e tij të rrjeteve sociale se  Irani po bën një punë shumë të dobët në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ndër të tjera, Trumpi ka shkruar se kjo nuk është marrëveshja për të cilën kanë rënë dakord,  duke iu referuar numrit të kufizuar të anijeve që Irani ka lejuar të kalojnë përmes ngushticës.

Islamabadi përgatitet për negociata historike mes Iranit dhe SHBA-së

1 muaj më parë / 10 pri 2026 15:06
islamabad

Kryeqyteti i Pakistanit, Islamabad, është vendosur në gjendje të rreptë sigurie ndërsa përgatitet të presë negociata të rëndësishme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Bisedimet synojnë të ulin tensionet dhe të hapin rrugën drejt përfundimit të konfliktit që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Lindjen e Mesme.

Edhe pse armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit mbetet i paqëndrueshëm, dhe ndërkohë vazhdojnë bombardimet e Izrael në Liban, autoritetet pakistaneze thonë se negociatat do të zhvillohen gjatë fundjavës siç është planifikuar, raporton the Guardian.

Sipas zëvendësministrit të jashtëm të Iranit, Saeed Khatibzadeh, ndërhyrjet e Pakistanit për të ruajtur paqen dhe për të mbrojtur armëpushimin kanë vazhduar edhe në prapaskenë. Ai thotë se Pakistani ka ndihmuar gjithashtu që Irani të mos ndërmarrë kundërpërgjigje ndaj sulmeve në Liban, shkruan The Guardian.

Para raundit të parë të bisedimeve që pritet të mbahet të shtunën në Islamabad, forca të mëdha ushtarake dhe njësi paramilitare janë vendosur në kryeqytet. Po ashtu, janë marrë masa të rrepta sigurie dhe qyteti është pothuajse i boshatisur.

Nga pala amerikane, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ekipin negociator do ta udhëheqë zëvendëspresidenti JD Vance, së bashku me të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Nga ana e Iranit, delegacioni pritet të përfshijë ministrin e jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, të cilët kanë marrë pjesë edhe në negociatat për armëpushim më herët. Po ashtu, pritet të marrin pjesë edhe figura të larta nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë, autoritetet pakistaneze kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar tre deri në katër vende të mundshme për zhvillimin e takimeve.

Delegacionet më të rëndësishme pritet të qëndrojnë në hotelin luksoz Serena Hotel Islamabad, i cili mund të shërbejë edhe si vend për bisedime. Hoteli është zbrazur nga mysafirët dhe zonat përreth janë vendosur nën kontroll të ushtrisë, me rrugë të mbyllura në një rreze prej 3 kilometrash.

OBSH: Izraeli u zotua se nuk do t’i sulmojë dy spitalet kryesore në Bejrut

1 muaj më parë / 10 pri 2026 12:02
izraelit

Photo: Associated Press

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se forcat izraelite më herët kanë lëshuar urdhër për evakuim në zonat Jnah të Bejrutit, që përfshin spitalin qendror publik Rafik Hariri dhe spitalin Al Zahraa.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Liban ka thënë se Izraeli ka ofruar “garanci” pas bisedimeve me zyrtarë të Kombeve të  Bashkuara se forcat izraelite nuk do t’i sulmojnë spitalet.

Po ashtu, mjeku Abdinasir Abubakar ka thënë së zyrtarët e Kombeve të Bashkuara “kanë marrë garancë se këto dy spitale nuk do të sulmohen”.

Abubakar ka shtuar se forcat izraelite kanë paralajmëruar se “autoambulancat do të sulmohen”. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka shkruar në X se Hezbollahu po i përdor autoambulancat për qëllime terroriste. Abubakar ka thënë se OBSH-ja nuk ka mundur t’i konfirmojë këto pretendime të Izraelit.

Afër 600 fëmijë të vrarë në Liban që nga 2 marsi

1 muaj më parë / 10 pri 2026 11:24
liban

Photo: Associated Press

Gati 600 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Liban që nga shpërthimi i luftës së fundit Izrael-Hezbollah më 2 mars, ka thënë UNICEF-i. 

Agjencia për fëmijët e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se mbi 30 fëmijë janë vrarë dhe afër 150 janë lënduar nga bombardimet vetëm të mërkurën. 

“E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: civilët, përfshirë fëmijët, duhet të mbrohen në çdo moment”.  

Hezbollahu të premten ka njoftuar se po vazhdon sulmet ndaj Izraelit për shkak të shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit SHBA-Iran. Libani ishte pikë e nxehtë pas shpalljes së armëpushimit në Iran, me SHBA-në që ka insistuar se Libani s’ishte pjesë e marrëveshjes, e Irani insiston se Libani është pjesë e asaj marrëveshjeje.  

Presidenti koreano-jugor shpërndan videon ku ushtarët izraelitë hedhin nga kulmi një trup

1 muaj më parë / 10 pri 2026 10:10
video

Foto e shkëputur nga video/X

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka shpërndarë në rrjetin X një video që duket se është e vitit 2024 dhe që tregon ushtarë izraelitë duke e hedhur një trup nga kulmi i një ndërtese në Bregun Perëndimor. Ai ka shkruar se “e drejta humanitare duhet të respektohet në çdo rrethanë”.

Lee nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejt për konfliktin në Lindjen e Mesme apo për operacionet aktuale luftarake të Izraelit, por ka shkruar se “mësimet e lëna në plagët e dhimbshme të së kaluarës nuk duhet të përsëriten si tragjedi të rikthyera”.

Ai ka thënë se videoja, e ripostuar nga një tjetër llogari, ishte nga një incident “tronditës” në shtator 2024 që po hetohet nga autoritetet izraelite.

Qeveria jugkoreane ka thënë të premten se po dërgon diplomatin Chung Byung-ha si të dërguar special në Iran për të diskutuar mbi sigurinë e qytetarëve dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

VIDEO: Postimi i presidentit të Koresë së Jugut

Trumpi “shumë optimist” për marrëveshje me Iranin, pretendon se Netanyahu do t’i ulë sulmet në Liban

1 muaj më parë / 10 pri 2026 08:44
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i bindur për një marrëveshje paqeje me Iranin përpara bisedimeve midis dy palëve në Pakistan të shtunën.

Në një intervistë për NBC, Trump theksoi se ishte "shumë optimist" se një marrëveshje me Teheranin ishte e arritshme.

Ai pretendoi se udhëheqësit e Iranit "flasin shumë ndryshe kur je në një takim sesa kur flasin me mediat. Ata janë shumë më të arsyeshëm".

Trump shtoi se "ata po bien dakord për të gjitha gjërat për të cilat duhet të bien dakord”.

“ Mos harroni, ata janë pushtuar. Ata nuk kanë ushtri. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të jetë shumë e dhimbshme", ka thënë ai. 

Deklaratat e tij vinë mes shqetësimit në rritje nëse armëpushimi dyjavor i rënë dakord do të mbahet.

Trump ka shtuar se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke i kërkuar atij të ulë sulmet kundër grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah. Sipas tij, Netanyahu është pajtuar për një gjë të tillë. 
 

Dëgjohen shpërthime në Iran

1 muaj më parë / 10 pri 2026 08:15
iran

Photo: Associated Press

Disa herë gjatë natës deri në mëngjesin e së premtes, njerëzit rreth kryeqytetit të Iranit, Teheranit, dhe pjesëve të tjera të vendit thanë se dëgjuan atë që tingëllonte si zjarr dhe shpërthime nga mbrojtja ajrore.

Megjithatë, qeveria e Iranit nuk konfirmoi se ka pasur ndonjë sulm gjatë asaj periudhe.

Pas shkëmbimeve të zjarrit në të kaluarën me Izraelin, ndodhën incidente të ngjashme ndërsa trupat mbetën në gatishmëri.