---
description: Koreja e Veriut është shtet diktatorial me rregullta të rrepta, e shpesh...
title: 12 ligjet e pazakonta të Koresë së Veriut
image: https://resources.koha.net/images/2022/June/01/kore1654107891.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kuriozitet

# 12 ligjet e pazakonta të Koresë së Veriut

![koreja e veriut, ligjet, rregullat, ](https://resources.koha.net/images/2022/June/01/kore1654107891.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 1 qershor 2022 22:21
- Shpërndaje në:

- 1 qershor 2022 22:21
- Shpërndaje në:

Koreja e Veriut është shtet diktatorial me rregullta të rrepta, e shpesh edhe vdekjeprurëse.

Ndalimi i muzikës, ndalimi i fesë dhe ndalimi i teknologjisë, janë disa prej rregullave që Koreja e Veriut, në krye me Kim Jong-unin, i ka vendosur për qytetarëve e këtij vendi.

**1. Ndalimi i filmave dhe muzikës së huaj**

Në vitin 2015, Koreja e Veriu i ndaloi me ligj shikimin e filmave dhe dëgjimin e muzikës së huaj. Kim Jong-uni mori vendim që të gjitha kasetat dhe videoinxhizimet e huaja të shkatërrohen, në mënyrë që qytetarë verikoreanë të mos kenë qasje. Shikimi i filmave për të rritur është i dënueshëm me vdekje.

**2. Ndalimi i telefonatave ndërkombëtare**

[Edhe ![Pse po i shpall luftë Kim Jong-uni xhinseve e filmave të huaj](https://resources.koha.net/images/2021/June/07/kim-jong-un1623058980.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 qer 2021 Pse po i shpall luftë Kim Jong-uni xhinseve e filmave të huaj](https://www.koha.net/bote/pse-po-i-shpall-lufte-kim-jong-uni-xhinseve-e-filmave-te-huaje)

Verikoreanët e kanë të ndaluar të telefonojnë jashtë shtetit. Në të kundërtën, akuzohen për krim. Në vitin 2007, një drejtor i një kompanie u ekzekutua nëpërmjet djegies para 150 mijë njerëzve, nën akuzën se i kishte realizuar 13 telefona jashtë shtetit.

**3. Tradhtia ndaj liderit dënohet me vdekje**

Banorët e Koresë së Veriut e kanë të ndaluar ta pëlqejnë ndonjë lider tjetër, pos Kim Jong-unit. Në fakt, tradhtia, qoftë edhe ideologjike, dënohet me vdekje. Në vitin 2015, ish-ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong-chol, u vra në mes të qytetit, nën akuzën se e zuri gjumin gjersa diktatori po fliste.

**4. Ligji për prerjen e flokëve**

Në Kore të Veriut ekzistojnë vetëm 28 modele të prerjes së flokëve, të caktuara nga pushteti. Banorët kanë mundësi t'i prejnë flokët vetëm brenda “konditave të shtetit”, në të kundërtën do të dënohen. Ligji për qethjen e flokëve u fut në vitin 2013.

![Image](https://resources.koha.net/images/2022/June/01/12_Crazy_Laws_That_Only_Exist_In_North_Korea_0-25_screenshot1654107748.png?w=600&q=80)

![Image](https://resources.koha.net/images/2022/June/01/12_Crazy_Laws_That_Only_Exist_In_North_Korea_0-15_screenshot1654107735.png?w=600&q=80)

**5. Ligji për basketbollin**

Në Kore të Veriut, sporti i basketbollit është i lejuar, vetëm se rregullat ndryshojnë nga vendet perëndimore. Për shembull, pikët e shënuara në sekondën e fundit vlejnë 8 pikë. Gjithashtu, nëse ekipi nuk realizon pikë në tri tentime rresht, një pikë i merret.

**6. Banorët më të shëndetshëm jetojnë në kryeqytet**

Që banorët të duken se po jetojnë mirë, me shëndet dhe të suksesshëm, verikoreanët e shëndetshëm e kanë obliguese të jetojnë në Pyongyang, kryeqendra e Koresë së Veriut. Në rajone më të vogla dhe zona malore, jetojnë verikoreanë në gjendje të vështirë ekonomike.

**7. Studentët paguajnë për bankë dhe karrige**

[Edhe ![Dalin pamje të rralla nga Koreja e Veriut, adoleshentët shfaqen duke u ndëshkuar](https://resources.koha.net/images/2024/January/18/_132356168_p0h5py4b.jpg1705578943.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 jan 2024 Dalin pamje të rralla nga Koreja e Veriut, adoleshentët shfaqen duke u ndëshkuar](https://www.koha.net/bote/dalin-pamje-te-rralla-nga-koreja-e-veriut-adoleshentet-shfaqen-duke-u-ndeshkuar)

Studentët verikoreanë e kanë të detyrueshme ta paguajnë bankën dhe karrigen ku mësojnë.

**8. Bibla e ndaluar në Kore të Veriut**

Duke e parë si simbol të kulturës perëndimore, Koreja e Veriut e ka ndaluar librin e krishterë, Biblën. Jeffrey Foële, një qytetar amerikan, u dënua me pesë muaj burgim në vitin 2014, me akuzën se harroi një bibël në tualetin e një restoranti. Pos biblës, Koreja e Veriut ka kohë që e ka ndaluar edhe besimin në fe.

**9. Rregulla strikte të veshjes**

Në rast se jeni turist, pos çantës, do t'iu kontrollohet edhe çanta dhe sendet private. Gjithashtu, për turistë është e përcaktuar edhe mënyra e veshjes.

**10. Kalendar i pazakontë**

Koreja e Veriut e ka kalendarin më të rrallë në botë. Numërimi i ditëve nisi në prillin e 1912-s, kur lindi lideri "revolucionar" Kim II Sung.

**11. Ndalohet largimi nga shteti**

Verikoreanët e kanë të ndaluar të kërkojën azil në rast se i bie ta lëshojnë shtetin për ndonjë ngjarje apo diçka tjetër. Po ashtu, kushdo që kapet duke ikur nga shteti pa leje, vritet.

[Edhe ![Seul: Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit për drogë dhe shpërndarje të videove nga Koreja e Jugut](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/March/05/koreja1520261565.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 mar 2023 Seul: Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit për drogë dhe shpërndarje të videove nga Koreja e Jugut](https://www.koha.net/bote/seul-koreja-e-veriut-ekzekuton-njerezit-per-droge-dhe-shperndarje-te-videove-nga-koreja-e-jugut)

**12. Ndalohet teknologjia**

Verikoreanët e kanë të ndaluar t'i përdorin rrjetet sociale, iphone-t dhe laptopët, për shkak se “teknologjia është perëndimore”. I ndaluar është edhe përdorimi i internetit.

Artikuj të ngjashëm

- [![Gjashtë arsyet pse Koreja e Jugut është vendi ideal për të jetuar](https://resources.koha.net/images/2023/March/21/qelsi1679396112.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kuriozitet 21 mar 2023 Gjashtë arsyet pse Koreja e Jugut është vendi ideal për të jetuar](https://www.koha.net/lemsh/gjashte-arsyet-pse-koreja-e-jugut-eshte-vendi-ideal-per-te-jetuar)
- [![Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual](https://resources.koha.net/images/2025/July/10/cddeb660-b311-42de-8ab9-06d6038fefdc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 kor 2025 Kim Jong-un do të paditet për abuzim seksual](https://www.koha.net/bote/kim-jong-un-paditet-per-ngacmim-seksual)

[Arbëri.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/arberi/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik)

[Botë.]() [Vdiq i dyshuari për sulmin në Krakov](https://www.koha.net/bote/vdiq-i-dyshuari-per-sulmin-ne-krakov)

[Botë.]() [Luanët po helmohen për hakmarrje, luftëtarët Maasai përpiqen t’u japin fund vrasjeve](https://www.koha.net/bote/luanet-po-helmohen-per-hakmarrje-luftetaret-maasai-perpiqen-tu-japin-fund-vrasjeve)

[Arbëri.]() [Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit](https://www.koha.net/arberi/sot-nderpritet-qarkullimi-i-trenave-ne-kosove-shkak-greva-e-punetoreve-te-infrakosit)

[Arbëri.]() [Mblidhet Kryesia, do të caktojë interpelancën e Vitisë për vdekjen e pacientes me kancer](https://www.koha.net/arberi/mblidhet-kryesia-do-te-caktoje-interpelancen-e-vitise-per-vdekjen-e-pacientes-me-kancer)

[Kronikë.]() [Ndezi mbeturina pranë pyllit në Ferizaj, gjobitet me 500 euro](https://www.koha.net/kronike/ndezi-mbeturina-prane-pyllit-ne-ferizaj-gjobitet-me-500-euro)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"12 ligjet e pazakonta të Koresë së Veriut","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lemsh/12-ligjet-e-pazakonta-te-korese-se-veriut","datePublished":"2022-06-01T22:21:38+02:00","dateModified":"2026-07-26T20:49:30+02:00","articleSection":"Kuriozitet","wordCount":642,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Koreja e Veriut është shtet diktatorial me rregullta të rrepta, e shpesh...","url":"https://www.koha.net/lemsh/12-ligjet-e-pazakonta-te-korese-se-veriut","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/June/01/kore1654107891.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
