Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Shabani dhe Qerimi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh

Dy të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, i kanë mohuar akuzat për spiunazh. Në shqyrtimin fillestar për rastin e parë të gjyqësor të spiunazhit që nga shpallja e pavarësisë, i akuzuari Qerimi e pranoi akuzën për armëmbajtje pa leje

Në rastin e parë gjyqësor për spiunazh qëkur Kosova e ka shpallur pavarësinë, dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat e Prokurorisë Speciale. Ish-doganieri Bedri Shabani dhe ish-polici Muharrem Qerimi, të akuzuar për spiunazh në favor të shërbimeve të Serbisë, janë deklaruar të pafajshëm të hënën.

“Plotësisht jam i pafajshëm”, ka thënë Shabani. 

Edhe Qerimi ka mohuar të jetë i përfshirë në aktivitetet për çfarë akuzohet. 

“Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale spiunazhi, kurse për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, ka deklaruar Qerimi. 

Gjyqtari Rrahman Beqiri vendosi të aprovojë pranimin e fajësisë për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar të armëve nga Qerimi, dhe ta shpallë dënimin për këtë vepër penale me rastin e shpalljes së aktgjykimit për spiunazh. 

Edhe Shabani dhe Qerimi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh Kronikë Shabani dhe Qerimi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh

“Nxjerr këtë aktvendim: shtyhet shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Muharrem Qerimi për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi i të KPRK-së, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor në këtë çështje penale”, ka theksuar Beqiri. 

Gjyqtari Beqiri i udhëzoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre për ankesë brenda 15 ditësh lidhur me aktakuzën dhe provat mbi të cilat mbështetet aktakuza. 

Prokuroria Speciale pretendon se Shabani dhe Qerimi mblodhën informata që do t’i shërbenin BIA-s së Serbisë për ta ndërtuar një narrativ të rremë për një rrjet të trafikimit të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës. 

Qerimi në bazë të aktakuzës i ka dërguar zyrtarit të BIA-s Sërgjan Rosiq edhe të dhëna të klasifikuara që lidheshin me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale. 

E Shabani, në bazë të pretendimeve të prokurorisë, përveç Rosiqit, pati kontakt edhe me një zyrtar tjetër, Bogolub Janiçeviq, që kishte rol udhëheqës në masakrën e Reçakut. 

Edhe Prokuroria insiston se i akuzuari për spiunazh s’ka probleme mendore, gjykata mbyll seancën për publikun LAJMET E MBRËMJES Prokuroria insiston se i akuzuari për spiunazh s’ka probleme mendore, gjykata mbyll seancën për publikun

Të pandehurit, sipas aktakuzës, kanë përdorur celularët dhe postën elektronike për të dërguar të dhëna, e po ashtu edhe janë takuar fizikisht me zyrtarët e BIA-s në territorin e Serbisë.

Paragrafi 3 i nenit 124 të Kodit Penal parasheh që personat që hyjnë në shërbim të huaj të inteligjencës, mbledhin të dhëna apo e ndihmojnë shërbimin e shtetit të huaj në ndonjë mënyrë, dënohen minimalisht me pesë vjet burgim.