Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Policia me operacion të ri bastisjesh në veri të Kosovës

Hetimet për sulmin terrorist ndaj Policisë më 24 shtator kanë bërë që në veri të vazhdohet me bastisje. Të mërkurën janë kontrolluar tri lokacione. Prej tyre dy në Mitrovicën e Veriut e një në Zvecan. Përveç konfirmimit të bastisjeve, nga Policia e Kosovës nuk kanë ndarë detaje të tjera lidhur me operacionin

Veriu i Kosovës ishte sërish cak bastisjesh i Policisë së Kosovës.

Të mërkurën Policia ka bastisur në tri lokacione të ndryshme, në lidhje me rastin e sulmit në Banjskë të Zvecanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë operacionit, sipas Policisë së Kosovës, nuk është arrestuar ndonjë person.

Bastisjet në veri janë duke u bërë në kuadër të hetimeve për zbardhjen e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Pas sulmit në shtator, në Kosovë është rritur prania e trupave të misionit të NATO-s.

Të mërkurën, para nisjes së samitit 2-ditor të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka vlerësuar të rëndësishëm një veprim të tillë nga Aleanca transatlantike.

“Kemi parë rritje të re të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO ka rritur praninë e saj në Kosovë”, ka theksuar Stoltenberg.

Bastisje në disa lokacione në veri të Kosovës janë bërë edhe javë më parë. Në mesin e tyre, ato në pronat e udhëheqësit të grupit paramilitar serb, Milan Radoiçiq.