Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit edhe të martën në mëngjes.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, nuk ka specifikuar lokacionet, pos që ka thënë se po bëhen “në disa lokacione”.
Bastisjet lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atë ditë, një grup i armatosur dhe uniformuar serb vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues nga Policia, u vranë tre sulmues. Shumica e grupit arriti të ikte ndërsa Policia në aksion kapi arsenal armësh.
Pas rastit, në disa raste janë zhvilluar bastisje në veri e që lidhen me këtë ngjarje. Në çdo aksion janë gjetur armë e mjete të tjera.
-
Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme
-
Përfaqësuesi i BE-së bën thirrje që të sillen para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë
-
Shoqërohen në Polici e pastaj lirohen shtatë persona nga aksioni në veri
-
Bastisje në nëntë lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan
-
Kujtesa e sakrificës dhe fitores së shtetit në Banjskë