Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor synojnë proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE

Përshpejtim të anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian kanë kërkuar liderët e rajonit që u mblodhën në Shkup disa ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, morën pjesë në takimin e zhvilluar në kuadër të procesit të Brdo-Brionit. Aty u fol, po ashtu, edhe për zvogëlimin e pasojave nga ndryshimet klimatike, dhe emigracionin e të rinjve.

Procesi i Brdo-Brionit ka bërë bashkë të hënën krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Shkup.

Në mesin e tyre edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike, dhe emigracioni i të rinjve, ishin ndër temat që trajtuan krerët e Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht disa prej tyre zhvilluan takime bilaterale.

Nikoqiri i takimit të Brdo-Brionit, Petro Pendarovski, priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas edhe atë të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Edhe Osmani në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit Brdo-Brione Arbëri Osmani në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit Brdo-Brione

Osmani u takua edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Pendarovski, së bashku me krerët e Sllovenisë dhe Kroacisë, si shtetet iniciuese të procesit, pritën më pas liderët e shteteve të tjera në takime të ndara.

Të gjithë bashkë u bënë për një fotografi.

Më pas zhvilluan takimin, që zgjati rreth një orë e gjysmë, që ishte i mbyllur për media.

Diskutimet që zhvilluan, në një konferencë për media i shpalosën presidentët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë e Sllovenisë.

Edhe BE-ja shpreh keqardhje për zhvillimet që çuan tek anulimi i samitit Brdo-Brijoni Rajon BE-ja shpreh keqardhje për zhvillimet që çuan tek anulimi i samitit Brdo-Brijoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se së bashku duhet të veprojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në agjendën evropiane.

"Me kolegët e mi biseduam edhe për sfidën më të madhe në rajon, shpërngulja e të rinjve. Mesazhi ynë i përbashkët është që t’i dyfishojmë përpjekjet tona rajonale që të rinjtë të mbesin në rajon....", tha Pendarovski.

Krerët e shteteve që iniciuan procesin e Brdo-Brionit u ndan të kënaqur me diskutimin, derisa pohuan se ka qenë më mirë se herëve të kaluara.

"Kroacia dhe Sllovenia mund të ndihmojnë edhe më shumë se që mund të mendoni që kjo pjesë e Evropës të integrohet", tha presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

"Vitet e kaluara janë miratuar deklarata dhe angazhime, por këtë vit vendosëm që t’iu bashkëngjiten veprime konkrete...", tha presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar.

Edhe Në Samitin e Brdo-Brionit kërkohet përshpejtim i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE Arbëri Në Samitin e Brdo-Brionit kërkohet përshpejtim i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Procesi i Brdo-Brionit është nismë e Sllovenisë dhe e Kroacisë që nga viti 2010.

Që nga atëherë, përmes takimeve që zhvillohen në kuadër të tij, është synuar përshpejtimi i integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, stabilizimi i situatës përmes bashkëpunimit rajonal.