Presidenti kroat ka thënë se kolegu i tij nga Serbia nuk është i mirëseardhur në Kroaci për shkak të deklaratave të tij të fundit, të cilat Kroacia i sheh të jenë në kundërshtim të plotë me qëllimet e procesit Brdo-Brijoni, i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen e stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht sulmojnë verbalisht Kroacinë duke e fajësuar për nxitje të revolucionit në Serbi me qëllim të rrëzimit të pushtetit
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për zhvillimet të cilat kanë quar në vendimin për të anuluar samitin e radhës të shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kroacinë dhe Slloveninë që është dashur të zhvillohej në muajin maj, në ishullin kroat Brijoni.
Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me vendimin e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, për të anuluar këtë samit për shkak të deklaratave nxitëse të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti kroat ka thënë se kolegu i tij nga Serbia nuk është i mirëseardhur në Kroaci për shkak të deklaratave të tij të fundit, të cilat Kroacia i sheh të jenë në kundërshtim të plotë me qëllimet e procesit Brdo-Brijoni, i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen e stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdimisht sulmojnë verbalisht Kroacinë duke e fajësuar për nxitje të revolucionit në Serbi me qëllim të rrëzimit të pushtetit.
BE-ja në përgjigjen e vet rikujton se raportet e mira ndërfqinjësore janë në thelb të procesit të integrimit të Serbisë në BE dhe ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe krijim të rrethanave për të adresuar mospajtimet bilaterale nga e kaluara.
Pikërisht procesi Brdo-Brojoni, një nismë e përbashkët e Kroacisë dhe Sllovenisë, ka pasur për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.
Sipas njoftimeve nga Presidenca kroate, Milanoviq është i mendimit se në rrethanat e tilla nuk ekzistojnë kushtet dhe nuk është e mundshme ardhja e presidentit të Serbisë , Alaksandar Vuçiql në Kroaci, ka cituar “Jutarnji list” njoftimin nga Zyra e presidentit të Republikës së Kroacisë.
Samiti i fundit Brdo-Brijon ishte zhvilluar në vjeshtë të vitit të kaluar në Tiranë ku kishin marrë pjesë të gjithë presidentët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.
Nisma Brdo-Brojoni është një forum i përbashkët i iniciuar nga dy vendet e BE-së Kroacia dhe Sllovenia për t’u ndihmuar vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE. Integrimin e rajonit në BE edhe Kroacia edhe Sllovenia e kanë identifikuar si interes të tyre strategjik.
Përveç nismës Brdo-Brojoni, që është në nivel të presidentëve të shteteve, Sllovenia dhe Kroacia kanë pasur një nismë tjetër në nivel të kryeministrave atë të “Procesit të Brdos”. Por “Procesi i Brdos” është shkrirë tashmë në Procesin e Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe Austria, së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë, e ku marrin pjesë edhe vende tjera të BE-së.
Presidenti i Serbisë Vuçiq dhe mediat e afërta me të së fundi kanë nisur një fushatë luftënxitëse kundër Kroacisë, duke akuzuar këtë shtet se qëndron prapa tentimeve për revolucion dhe shembje të pushtetit në Serbi dhe se, së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, Kroacia po planifikon të sulmojë Serbinë.
Për shumë vite Kroacia nuk e ka ftuar për vizitë presidentin e Serbisë Vuçiq dhe nuk i ka dhënë leje as për vizitë private. Vetëm një herë Vuçiq mori pjesë në një samit në Dubrovnik, por ai takim ishte në kuadër të konferencës për ndihmë Ukrainës. Edhe për këtë ka pasur shumë kritika në Kroaci pasi, sipas kritikuesve, Vuçiq e kishte keqpërdorur vizitën për të bërë deklarata të pasakta dhe fyese për luftën në Kroaci.