Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten, në një takim në Beograd me drejtoren e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, se Serbia i vlerëson aktivitetet e kësaj organizate në mbrojtjen e "trashëgimisë së rrezikuar serbe në Kosovë".
Sipas Vuçiqit, kjo trashëgimi historike, kulturore dhe fetare është trashëgimi e gjithë botës, transmeton Rel.
Në komunikatën e Presidencës serbe, të lëshuar pas takimit, po ashtu thuhet se Vuçiq "shprehu mbështetje për përpjekjet e Azoulayt për të ruajtur vlerat thelbësore, mbi të cilat bazohet puna e UNESCO-s, si dhe për të parandaluar politizimin e saj".
Kosova nuk është anëtare e UNESCO-s (Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë). Në vitin 2015, ka aplikuar, por ka dështuar.
Për pranimin e Kosovës nevojiteshin 95 vota për, që nënkuptonin dy të tretat e votave të përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila është mbajtur në Paris. Por, në favor të pranimit të Kosovës kanë votuar 92 vende.
*Fotogaleri me disa pamje të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës:
-
Vuçiqi kërkon mbrojtjen e manastireve serbe të parrezikuara në Kosovë
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Serbia rikthen në UNESCO propagandën për “monumentet e rrezikuara në Kosovë e Metohi”
-
Objektet fetare serbe në Listën e objekteve të rrezikuara, Qeveria e Kosovës hesht
- Vuk Drashkoviq: Dy fitoret virtuale të Serbisë