Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur gabim strategjik të Kosovës dështimin e organizimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe zhvendosjen e tij në Tiranë për edicionin e tretë.
Në një shkrim në Twitter ajo ka thënë se “Qeveria e Kosovës është dashur të siguronte që ‘Sunny Hill’ të mbahej në Prishtinë dhe shpresoj se do të kthehet”.
“Jam shumë e mërzitur që ‘Sunny Hill’ s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është gabim strategjik pasi sillte njerëz në Kosovë dhe promovonte rininë e saj”, ka thënë ajo.
Të martën, organizatorët bënë të ditur lajmin për zhvendosjen e festivalit më të madh drejt Tiranës. Arsyetim përmendën “vonesat në dhënien e lejes për shfrytëzim të pronës që ia lëshoi Komuna e Prishtinës në Bërnicë të Poshtme”. Nga Komuna e Prishtinës akuzuan Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vonesa, ndërsa kjo ministri akuzoi komunën për mosdorëzim të të gjitha dokumenteve esenciale.
-
Nënkryetarja e Prishtinës: “Sunny Hill” duhet të mbahet në Prishtinë
-
Dështon organizimi në Prishtinë, “Sunny Hill” zhvendoset në Tiranë
-
“Sunny Hill” në pauzë për sivjet, ia mësyn Bërnicës më 2024
-
Këtë vit s’ka “Sunny Hill” në Prishtinë
-
Grupi “Qytetarët Aktivë” kërkon anulimin e vendimit për mbajtjen e “Sunny Hillit” në Gërmi