Kulturë

“Sunny Hilli” i ikën Kosovës, mbesin prapaskenat e përplasjet

“Sunny Hill Festival” është zhvendosur me zhurmë në Tiranë, duke lënë prapa dy edicione në Prishtinë....(Foto nga edicioni i dytë në “Gërmi”)
 

Ngjarja e cila me vetëm dy edicione ia arriti ta fuste Kosovën në hartën kulturore botërore duke mbajtur vulën e yllit Dua Lipa, e duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës, është çakorduar në edicionin i cili pritej të zgjerohej në hapësirë e të zgjaste katër ditë. Toka në Bërnicë, marrëveshja për dhënien në shfrytëzim e mosmarrëveshjet për të janë bërë sebep i krejt këtij kapitulli të “Sunny Hillit”. Është zhvendosur në Tiranë, duke hapur në Kosovë kapituj prapaskenash e akuzash politike

Kur pritej që “Sunny Hill Festival” të lansonte ndonjë emër të radhës botëror që do të merrte pjesë në edicionin e sivjetmë, erdhi një tjetër njoftim: Nuk do të mbahet fare në Prishtinë. Fillimisht qenë burimet që folën për këtë, pastaj u konfirmua nga organizatorët dhe në skenë dolën akuza midis pushtetit e opozitës bashkë me të tjera prapaskena. Do të mbahet në Tiranë, e Kosovës i mbesin prapaskenat e përplasjet politike.

Ngjarja e cila me vetëm dy edicione ia arriti ta fuste Kosovën në hartën kulturore botërore duke mbajtur vulën e yllit Dua Lipa, e duke sjellë emra të mëdhenj të muzikës, është çakorduar në edicionin i cili pritej të zgjerohej në hapësirë e të zgjaste katër ditë. Toka në Bërnicë, marrëveshja për dhënien në shfrytëzim e mosmarrëveshjet për të janë bërë sebep i krejt këtij kapitulli të “Sunny Hillit”. Kryeqyteti i Shqipërisë e mirëpret festivalin, e në skenën vendore sapo kanë nisur akuzat. Politikën e ka fajësuar themeluesi e organizatori i festivalit, Dukagjin Lipa, e më pas politikanët njëri-tjetrin. Lipa u ka shkruar letër të gjatë udhëheqësve të shtetit, por më pas edhe zyrtarë shtetërorë kanë pasur akuza ndaj tij.