Ka vdekur aktori Xhevat Qorraj. Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka luajtur në filmat “Si të vdiset”, “Proka”, “Rojet e Mjegullës” e të tjerë.
Qorraj gjithashtu ka luajtur edhe në filma e seriale televizive.
Ai ka lindur në Deçan ku edhe e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa karrierën e aktorit e ka nisur në Teatrin e Shkupit në vitin 1965.
Në vitin 1967 në Beograd e regjistroi Akademinë për teatër, film, radio dhe televizion. Në vitin 1972 nisi punën në Teatrin Kombëtar. Ai përveç si aktor është shquar edhe si regjisor.
Në faqen e Teatrit Kombëtar të Koosvës kanë shkruar një njoftim për vdekjen e tij.
Edhe
Enver Petrovci - aktori, regjisori e profesori i shquar, kujtohet sonte në emisionin “Express”
“Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata. Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar. Le të kujtojmë dhe të nderojmë së bashku jetën dhe veprën e mrekullueshme të Xhevat Qorraj”, thuhet në njoftim.
Ata kanë shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë komunitetin artistik. Për detaje të ceremonisë së varrimit thuhet se do të lajmërohet me kohë.