Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për Qorrajn: Ndër emrat që e kanë shënjuar vetë historinë e artit në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur pikëllimin për vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj.

Kurti ka thënë se Qorraj do të mbetet ndër emrat që e kanë shenjuar vetë historinë e kinematografisë dhe artit në Kosovë.

“Me pikëllim e lexova lajmin për vdekjen e Xhevat Qorrajt, artistit të madh të skenës teatrore dhe kinematografike të Kosovës. Aktor i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, me karrierën e tij artistike mbi pesë dekadëshe, Xhevat Qorraj do të mbetet ndër ata emra që e kanë shenjuar vetë historinë e kinematografisë dhe artit në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti më tej ka shprehur ngushëllime për familjen e aktorit të ndjerë, kolegët e miqtë dhe tërë komunitetin e artistëve në vend.

Ka vdekur aktori Xhevat Qorraj. Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

Ai ka luajtur në filmat “Si të vdiset”, “Proka”, “Rojet e Mjegullës” e të tjerë.

Edhe Xhevat Qorraj kujtohet si kolos i teatrit dhe filmit Kulturë Xhevat Qorraj kujtohet si kolos i teatrit dhe filmit

Qorraj gjithashtu ka luajtur edhe në filma e seriale televizive.