Autorët antikë, si Diodori dhe Justini, përmendin shtetin dardan në shekullin IV para erës sonë lidhur me invazionin e keltëve në vitin 380 para erës sonë, me disfatën e ilirëve dhe lidhur me sulmet e mbretërve maqedonas Filipi II (359-335 para erës sonë), dhe më vonë të Antigon Dosonit (263-221) dhe të Filipit V(220-337) kundër dardanëve.
Në atë kohë dardanët kishin pasur organizim shoqëror në nivel të lartë, kishin pasur shumë skllevër dhe pushtetin qendror në nivel mbifisnor të udhëhequr nga mbretërit (gr.basileos, lat.rex), e po ashtu kishin edhe ushtri të madhe e të fortë, e madje farkonin edhe monedhat e veta: tetradrahmet dhe drahmet nga argjendi dhe metalet e tjera, shkruan sot Koha Ditore.
Autorët antikë e zinin në gojë popullin dardan edhe për shkak të aleancave të tyre me fiset e tjera ilire në luftëra kundër maqedonasve, dhe për shkak të ofrimit të ndihmës maqedonasve kundër invazionit të keltëve në vitin 279 para erës sonë, kur mbreti dardan Monun, sipas dëshmive të Polyenit, Justinit e Pompej Trogut, ia kishte ofruar mbretit maqedonas 20.000 ushtarë dardanë si ndihmë, dhe në fund i përmendnin edhe për shkak të aleancave ushtarake me romakët gjatë luftërave kundër Maqedonisë, siç shihet nga veprat e Tit Livit e Polibit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)