Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Triple Conopy” për artistët që bëjnë art nëpërmjet mediave

Në mbrëmjen e parë të “Shkollës verore si shkollë”, që organizohet nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”, zëvendëskryeredaktorja e revistës njujorkeze “Triple Canopy”, Molly Kleiman, ka ligjëruar sa i përket punës që bëjnë si revistë arti dhe kulture.

Se si artistët bëjnë art nëpërmjet mediave, ka mundur të “përkthehet” edhe një tjetër ngjarje, shkruan sot “Koha Ditore”.

dielën ekspozita e artistit gjerman që jeton në Stokholm, Felix Gmelin, ka qenë intro e edicionit të sivjetmë të “Shkollës...”. Gmelin, nëpërmjet “Around the Current State of Education”, ka zhvilluar biseda për artin dhe performanca e tij, që është dhënë në “Kohavision”, ka pasur në fokus të rinjtë.

Në edicionin e tretë, “Shkolla verore si shkollë” është një platformë ndërkombëtare arsimore dhe artistike ndërdisiplinare në Prishtinë me partnerë bashkëpunues në Lubjanë, New York, Shkup, Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Tiranë, Berlin, Moskë, Vjenë dhe Oslo.

Sipas organizatorëve, programi për vitin 2017 është i strukturuar si një platformë me nëntë kurse.

Edhe Stacion, Qendra për Art Bashkëkohor publikon programin e “Shkolla Verore si Shkollë 2017” Kulturë Stacion, Qendra për Art Bashkëkohor publikon programin e “Shkolla Verore si Shkollë 2017”

Deri në ditën e 22-të të këtij muaji, hapësirat e ish-klubit të boksit “Prishtina” do të jenë plot me artistë të rinj, të cilët pos kurseve do të mundë të dëgjojnë edhe ligjërata... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.