Kulturë

Stacion, Qendra për Art Bashkëkohor publikon programin e “Shkolla Verore si Shkollë 2017”

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka shpallur programin publik të “Shkolla Verore si Shkollë 2017”.

Programi publik i ligjëratave dhe prezantimeve të “Shkolla Verore si Shkollë 2017” fillon më 10 korrik me ligjëratën e Alfred Barr dhe prezantimin e Molly Kleiman (Triple Canopy), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Programi i plotë i ligjëratave dhe prezantimeve publike zgjat nga 10 deri më 22 korrik 2017, të cilin mund ta shikoni më poshtë:

E hënë, 10 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Alfred Barr

20:00 Prezantim nga Molly Kleiman (Triple Canopy)

E martë, 11 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Yane Calovski

20:00 Prezantim nga Angelika Steptken

E mërkurë, 12 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Bernhard Rudiger

20:00 Prezantim nga Rike Frank

E enjte, 13 korrik, 2017

19:00 Prezentim nga Sami Khatib

20:00 Prezentim nga Jovana Stokić

E premte, 14 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Miran Mohar

20:00 Prezantim nga Felix Gmelin

E shtunë, 15 korrik, 2017

18:00 – 21:00 Konferenca Shkolla Verore si Shkollë 2017

Prezantimet kryesore nga Besa Shahini dhe Branimir Stojanović

E hënë, 17 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Nebojsa Milikić

20:00 Prezantim nga Keti Chukhrov

E martë, 18 korrik 2017

19:00 Prezantim nga Boris Buden

20:00 Prezantim nga Vjollca Krasniqi

E mërkurë, 19 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Mark Wigley

20:00 Prezantim nga Beatriz Colomina

E enjte, 20 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Yll Rugova

20:00 Prezantim nga Toledo i Dertschei

E premte, 21 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Renaud Proch

20:00 Prezantim nga Stephanie Schwandner-Sievers

E shtunë, 22 korrik, 2017

19:00 Prezantim nga Marina Otero

20:00 Prezantim nga Patricia Falguières

Prezantimet publike në kuadër të “Shkolla Verore si Shkollë 2017” mbahen në Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ekspozitat që organizohen nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në ndërlidhje me Shkolla Verore si Shkollë 2017:

No Return To Normal: On Legal, Spatial And Time Based Realities Of Property Claims, Home Occupations And Exchanges

Nina Valerie Kolowratnik in collaboration with Vala Osmani and Albert Heta

9/6/20017 – 28/7/2017

Adresa: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku, Prishtinë, Republika e Kosovës

Petrit Halilaj: Astronauts Saw My Work and Started Laughing

5/6/2017 – 5/9/2017

Adresa: Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Rr. Zija Prishtina Street, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

Adresa: Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë

Rr. Zija Prishtina Street, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Felix Gmelin: Around the current state of education

E diel, 9 korrik 2017 ora 20:30, KTV – Koha Vision.

Shkolla Verore si Shkollë është një platformë ndërkombëtare arsimore dhe artistike ndërdiciplinare e stacionuar në Prishtinë (Kosovë), me partnerë bashkëpunues në Lublanë, Nju Jork, Shkup, Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Tiranë, Berlin, Moskë, Vjenë dhe Osllo.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platformë të veçantë të bashkëpunimit ndërkombëtar, si model përparimtar; duke zhvilluar një planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë ndërkombëtarë dhe me publikun.

96 pjesëmarrësit e regjistruar të kurseve dhe 25 ligjeruesit e Shkolla Verore si Shkollë 2017 vijnë nga Austria, Bejruti, Britania e Madhe, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Kroacia, Kosova, Luksemburgu, Maroko, Mali i Zi, Maqedonia, Polonia, Romania, Rusia, SHBA-të, Serbia, Spanja, Sllovenia dhe Shqipëria.

Programi për vitin 2017 është i strukturuar si një platformë me nëntë kurse, duke kombinuar kurse me bazë teorike dhe klasat e produksionit, ligjërata për publikun, konferenca dhe prezentime, udhërrëfime dhe ekspozita, për të krijuar një përvojë unike, dhe një model.

Fillimisht e inspiruar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin artistik dhe bashkëpunimin artistik.

Udhëheqësit e kurseve, ligjeruesit dhe bashkëpunëtorët kanë përpiluar një program inspirues për Shkolla Verore si Shkollë 2017, që përfshin këto kurse:

Kurset me bazë teorike të cilat fillojnë me 10 korrik:

Course 3: Curating and Global Feminisms, nga Jovana Stokić

Course 4: Exhibiting: (En)Countering Temporalities nga Rike Frank

Course 7: Only the Code Remains the Same: Publication as Material, Window, Forum, Copy, Container for Time nga Molly Kleiman (Triple Canopy)

Kurset e produksionit, të cilat përfshijnë sesione teorike, të cilat fillojnë me 10 korrik:

Course 5: The Rearview Mirror nga Felix Gmelin

Course 6: Painting (Re)Framed nga Adrian Deva

Kurset me bazë teorike të cilat fillojnë me 17 korrik janë:

Course 1: In the Museum of History nga Boris Buden

Course 2: Performativity and its Institutional Ethics nga Keti Chukhrov

Course 8: Architecture Exhibitions and the Politics of the Temporal nga Marina Otero

Course 9: Memory and Typography nga Toledo i Dertschei

Kurset e Shkolla Verore si Shkollë 2017 organizohen në RIT Kosovo (Unversiteti Amerikan në Kosovë – AUK).

Shkolla Verore si Shkollë 2017 organizohet në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation. Ajo mbështetet nga ERSTE Foundation, Trust for Mutual Understanding (TMU), Kancelaria Federale e Austrisë, Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, R.I.T. (AUK) Kosovo, Komuna e Prishtinës, Ambasada e Austrisë në Prishtinë, The Office for Contemporary Art Norway (OCA), X-Print and DZG.