Në Muzeun e Kosovës sot është hapur ekspozita “Trashëgimia përmes imazheve”, nga studentët e Departamentit Etnologji dhe Antropologji Kulturore.
Hapjen e kësaj ekspozitë e ka bërë dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, i cili tha se secila fotografi e paraqitur në këtë ekspozitë ka një histori në vete, raporton KP.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, tha se këto ekspozita po e shndërrojnë Muzeun në një laborator të historisë së vendit.
Ekspozita do të jetë e hapur 3 ditë.
Artikuj të ngjashëm