Teatri Kombëtar ka probleme serioze me kanalizimin e ujërave të zeza prej kohës që është rregulluar sheshi në qendër Prishtinës.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi gjatë inspektimit të objektit të Teatrit ka thënë se do të takohet me njerëz kompetent dhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për ta eliminuar problemin që ka kohë të gjatë Teatri Kombëtar.
Ai tha se do ta shqyrtojnë buxhetin dhe të ndahen mjete për rregullimin e problemeve që ka ky institucion i kulturës.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar Kumrije Hoxha tha se gjendja brenda objektit është jo e mirë prej ujërave të zeza.
Ajo tregoi se një punëtor teknik i këtij institucioni kujdeset për ta zbrazur ujin që është i grumbulluar në bodrumet e Teatrit. Bodrumet e objektit të Teatrit Kombëtar kanë akumuluar një sasi të madhe ujëra të zeza, ku sipas drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj, një punëtor i Teatrit që shtatë ditë me teknikën e tij private po mundohet që ta reduktoi sasinë e ujit.
-
Teatri Kombëtar i Kosovës shqyrton pezullimin e repertorit shkaku i ujërave të zeza
-
Teatri hap sezonin, Ministria kujtohet për ndërhyrje në objekt
-
Teatrit i rikthehen ujërat e zeza në pritje të rinovimit
-
Teatri harron problemet aktuale me synimet e kërkesat për në mot
-
Projekt për zgjidhjen e problemit me ujëra në Teatër e Bibliotekë