Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Teatri harron problemet aktuale me synimet e kërkesat për në mot

Së paku për nja një orë, Teatri Kombëtar i Kosovës ka lënë anash çështjen e vërshimet e ujërave të zeza në podrum apo problemet ditore, për të shpalosur synime më madhore.

Pjesëmarrja me shfaqje nëpër festivalet e rajonit e më gjerë, ndërhyrja në infrastrukturën e objektit, dhënia e shfaqjeve nëpër qytete të tjera të Kosovës e pavarësia financiare e institucionit janë disa prej kërkesave me të cilat është përballur ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Të mërkurën ministri Gashi ka qëndruar në TKK afërsisht gjysmë ore. I është kthyer pas katër muajsh me një vizitë pune këtij institucioni.

Në ditën e pestë të prillit kishte qëndruar në TKK për të parë se si bodrumi i objektit ishte vërshuar nga ujërat e zeza. Ky problem nuk është mënjanuar ende në institucionin teatror, i cili tash gati gjashtë muaj. Po ashtu krejt këto kërkesa janë bërë në kohën kur ka më shumë se dy muaj që xhirollogaria i është bllokuar ashtu si krejt institucioneve vartëse të MKRS-së. Aktorëve, sikurse të gjithë punonjësve të kulturës e të trashëgimisë, u është premtuar rritje pagash prej janarit. As kjo ende nuk ka ndodhur.

Por Këshilli Drejtues i ka prezantuar ministrit Gashi synime më madhore. Pasi i është raportuar për punën e bërë gjatë këtij viti, Gashi është njoftuar edhe me shqetësimet e ngritura nga organi drejtues i TKK-së.

Kryetari i Këshillit Drejtues të TKK-së, aktori Fisnik Ademi, ka thënë se është fatkeqësi që Teatri Kombëtar i Kosovës nuk ka mjete financiare për të ndërkombëtarizuar shfaqjet e veta.

E ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, del që të mos ketë thënë asnjëherë “jo” në këtë takim. Ai i ka thënë gazetës që u ka kërkuar që të gjitha çështjet t’ia adresojnë nëpërmjet një shkrese zyrtare dhe të martën e ardhshme të diskutojë prapë me Këshillin Drejtues të TKK-së...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).