Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Taylor Swift me “Folklore” mbyll një kapitull

Kënga që e dërgoi Taylor Swiftin nga fenomeni i një këngëtareje të butë të muzikës country te supernova e pop-it ishte “We Are Never Ever Getting Back Together”, këngë debutuese nga albumi i saj i katërt, “Red” i vitit 2012.

Në tekstin e këngës Swift thotë: “Do të fshihesh për të gjetur paqe në mendjen tënde/ me disa incizime të zhanrit indie që tingëllojnë më mirë se të miat”, shkruan “The New York Times”, transmeton KOHA. Një gjetje e zgjuar. E shoqëruar me një rrotullim të syve - në video-klipin e këngës - kjo tregonte që Swifti kishte kuptuar fuqinë dhe freskinë e muzikës së saj (e që në atë pikë nuk ishte pranuar në masë të gjerë). Tani, tetë vjet më vonë, Swift e ka realizuar vetë një incizim të tillë.

“Folklore”, albumi i saj i tetë, i butë, i ndjeshëm, i zhytur në mendime, që ta merr frymën, është përfundimisht larg dekadës së fundit të Swiftit, me shkëlqim, ngjyra dhe pop.

I realizuar nga shënimet e periudhës së karantinës, “Folklore” është incizuar në shtëpinë e saj në Los Angeles, dhe është shkruar e realizuar në bashkëpunim me Aaron Dessner (nga “National”) dhe Jack Antonoff.

Përzgjedhja e kësaj qasjeje mund të jetë paqësisht në funksion të rrethanave, por Swift ka pasur nevojë për një ripagëzim tash e një kohë. “Folklore” shënon një përfundim (të përkohshëm apo jo, nuk është e qartë) të marshit të saj të gjatë të një mega-popi bashkëkohor, që gjatë realizimit të katër albumeve – “Red”, “1989”, “Reputation” dhe “Lover” – ka parë rënie të fitimeve, rënie muzikore dhe sociale. Shndërrimi në një yll të vërtetë të muzikës pop ishte një betejë që Swift asnjëherë nuk e fitoi, dhe është një betejë së cilës nuk ka nevojë t’i futet.

“Folklore” është përpjekja e parë e Swiftit për një post-pop, dhe ka shumë gjëra që albumet e Swiftit nuk kanë: qoshe të palustruara, i shtypur dhe larg realitetit.

Edhe Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri Showbiz 9 muaj më parë Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri

Ashtu siç Swift ka demonstruar për një kohë të gjatë, zhytja në mendime dhe entuziazmi nuk janë reciprokisht përjashtues, e të tillë nuk janë as shkëlqimi dhe reflektimi. Kështu këngët e “Folklore” ndahen në dy kampe - këngët e shkëlqyeshme të shkruara nga Swift që janë mjaftueshëm të fuqishme për të përballuar produksionin dhe të tjerat që përfundojnë me të errëta.

Disa nga këngët me të mira të albumit janë versione të buta të një gjendjeje emocionale të njohur për Swiftin. Te “Betty” ajo shfaq pendim për një romancë gjatë adoleshencës më një vokal të ftohtë, me një dridhje që e shfaq në momentet më të ndjeshme, me një jehonë që venitet te “Tim McGraw”, këngës së saj debutuese në vitin 2006.