Rreth 15.000 pjesëmarrës u mblodhën në portën e Brandenburgut të Berlinit për ngjarjen "Zëri i paqes" më 20 mars, një fushatë kundër luftës e cila mblodhi gati 12 milionë euro (13 milionë dollarë) për ndihmën humanitare në Ukrainë.
Gjithsej afro 50 artistë u shfaqën në skenë, duke përfshirë grupet Silbermond, Revolverheld, BossHoss dhe Fortuna Ehrenfeld.
Yjet gjermane si Sarah Connor, Adel Tawil, Mark Foster, Zoe Wees dhe Peter Maffay gjithashtu performuan në këtë ngjarje. Këngëtari Marius Müller-Westernhagen prezantoi baladën e tij "Freedom", e cila u publikua 30 vjet më parë dhe u bë sinonim i ribashkimit gjerman.
Grupi ukrainas “Selo i Ludy” iu bashkua gjithashtu tubimit virtualisht, duke kënduar “It's my life” të Bon Jovit nga një bunker në Kharkiv.
Këngëtarja ukrainase Natalia Klitschko, gruaja e kryebashkiakut të Kievit dhe ish-boksierit profesionist Vitali Klitschko, këndoi gjithashtu një këngë emocionuese për vendin e saj. Ajo dhe fëmijët e çiftit jetojnë në Hamburg, ndërsa bashkëshorti i saj po lufton në Ukrainë me vëllanë e tij, Wladimir Klitschko.
Edhe
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Ajo ka folur në demonstratat e paqes disa herë që nga fillimi i luftës dhe së fundmi ka kënduar në një koncert solidariteti në Operën Shtetërore të Hamburgut.
Iniciativa “Zëri i paqes” që e cilëson veten si një aleancë solidariteti në sektorin e kulturës, organizoi tubimin dhe mori shpejt mbështetjen e yjeve të njohur të estradës gjermane.
Dhjetëra pop artistë të famshëm gjermanë po mbështesin gjithashtu aleancën jashtë skenës, duke përfshirë muzikantin gjerman Henning May, shkrimtarin Sebastian Fitzek, këngëtarin ukrainas Svyatoslav Vakarchuk dhe Orkestrën Filharmonike Siriane, një orkestër simfonike e muzikantëve sirianë në mërgim.
Muzika është në një pozicion për t’i bashkuar njerëzit në të gjithë botën dhe për të ndërtuar ura, shkruan Aleanca në faqen e saj të internetit.
“Zëri i paqes” donte të “vendoste një simbol të fortë dhe të pagabueshëm për paqen, të drejtat e njeriut dhe demokracinë” me demonstrimin, duke deklaruar gjithashtu se racizmi “nuk duhet të zërë vend në asnjë formë, as në kufij dhe as askund tjetër”.
Qeveria gjermane e mbështeti gjithashtu ngjarjen. Claudia Roth, ministre e shtetit për Kulturën, ka thënë se ajo mbështet me gjithë zemër “kulturën për paqe - dhe kundër agresionit të regjimit të Putinit, solidaritetin me Ukrainën, por edhe me shumë njerëz në Rusi, veçanërisht nga artet, kultura dhe mediat, të cilët kanë guximin të flasin kundër luftës dhe të ngrihen për paqen”.
Edhe Komponenti kulturor i sigurisë kombëtare“Muzika mund të jetë gjithmonë një zë për të formuluar protesta, por edhe për të krijuar kohezion dhe për të mbushur zemrat”, ka thënë Johannes Strate i bendit “Revolverheld”, duke shtuar se kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që muzika të jetë pjesë e një lëvizjeje të tillë. “Jeta nuk ka qenë e njëjtë për disa javë”, tregoi ai. “Gjëja e parë në mëngjes, njerëzit u drejtohen lajmeve, të frikësuar, për të mësuar çdo gjë të tmerrshme që ka ndodhur gjatë natës”.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk hezituam asnjë sekondë kur lindi ideja për ‘Zërin e paqes’”.