Fushata e mediave sociale e organizuar nga Global Citizen u kërkon qeverive, institucioneve, korporatave dhe individëve të ndihmojnë në financimin e përpjekjeve humanitare në Ukrainë dhe rajone të tjera të botës. Të famshmëve u kërkohet të përdorin llogaritë e tyre në mediat sociale për të publikuar përpjekjen, duke përdorur hashtag #StandUpForUkraine
Një grup yjesh brezash të ndryshëm nga filmi, TV, sporti dhe muzika – duke përfshirë Bruce Springsteen, Hugh Jackman, Elton John, Jon Bon Jovi, Jonas Brothers dhe Billie Eilish – janë regjistruar për fushatën në mediat sociale për të treguar mbështetje për Ukrainën.
Fushata e mediave sociale e organizuar nga Global Citizen të premten u kërkon qeverive, institucioneve, korporatave dhe individëve të ndihmojnë në financimin e përpjekjeve humanitare në Ukrainë dhe rajone të tjera të botës. Të famshmëve u kërkohet të përdorin llogaritë e tyre në mediat sociale për të publikuar përpjekjen, duke përdorur hashtag #StandUpForUkraine.
Mbështete edhe ti!
Springsteen postoi një video në mediat sociale të premten për të treguar mbështetjen e tij: "Refugjatët në Ukrainë dhe në mbarë botën kanë nevojë për ndihmën tonë tani", tha ai. “Të gjithë meritojnë kushte jetese të sigurta dhe njerëzore”.
Barbra Streisand postoi një lidhje me Global Citizen dhe shkroi: "Unë e mbështeta dhe shpresoj që edhe ju ta bëni".
Edhe
Fushata “Stand Up for Ukraine” bën bashkë yjet e muzikës dhe sportit
Lista e pjesëmarrësve përfshin gjithashtu The Weeknd, Alanis Morissette, Alejandro Sanz, Angélique Kidjo, Annie Lennox, Billy Joel, Celine Dion, Chris Isaak, Chris Rock, Demi Lovato, FINNEAS, Garth Brooks dhe Trisha Yearwood, Green Day, Carole King, Jon Batiste, Juanes, Kacey Musgraves, Katy Perry, Leon Bridges, Luke Combs, Madonna, Miley Cyrus, Pearl Jam, Pharrell Williams, Priyanka Chopra Jonas, Radiohead, Red Hot Chili Peppers, Shaquille O'Neal, Stevie Nicks, Stevie Wonder, Weezer, 5 Seconds of Summer, Dave Matthews, Radiohead, Miley Cyrus, Tame Impala, U2 dhe Usher.
Celine Dion shkoi në Instagram për të ngarkuar një video mbështetjeje me një mbishkrim në anglisht dhe frëngjisht që thoshte: "Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë për të ndihmuar të gjithë ata që janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre". Ellen DeGeneres në videon e saj u bëri thirrje liderëve botërorë që "të bëjnë gjënë e duhur dhe të kontribuojnë me miliarda që u nevojiten".
Edhe Rita Ora i bashkohet thirrjes
Fushatës i janë bashkuar edhe lojtarët e Sacramento Kings të NBA-së, Toronto Raptors dhe Memphis Grizzlies, grupi Metallica, Billy Porter, Julian Lennon, Adam Lambert, Luis Fonsi, Måneskin, Padma Lakshmi, Weezer dhe Rita Ora.
Edhe
Jessica Chastain takohet me presidentin Volodymyr Zelenskyy në Ukrainë
Lenny Kravitz postoi një foto të tij në Twitter duke mbajtur një tabelë ku shkruhej pjesërisht, "Le të sundojë dashuria, jo lufta". Ozzy Osbourne dhe gruaja e tij, Sharon, postuan një video mbështetjeje dhe një lutje: "Ne po kërkojmë nga të gjithë ata që e shohin këtë të përforcojnë këtë thirrje”.
Fushata u zhvillua një ditë përpara konference të bashkë-organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau.