Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Skulptura që po bën bujë në Londër: Trumpi përballë Putinit

Skulptura Trump - Putin

Duart e liderëve kontroversë botërorë takohen në një përqafim të mbështjellë me tela me gjemba. Poshtë tyre, një rulet jep një ide të qartë për simbolikën që artisti synon të përcjellë me veprën e tij të titulluar, “Pin It On Them”

Një skulpturë e fuqishme e Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit është bërë tema kryesore e diskutimeve në ekspozitën verore të këtij viti të organizuar nga Akademia Mbretërore e Arteve. Ky është edicioni i 258-të i ekspozitës më të vjetër në botë me aplikime të hapura, e cila sjell së bashku vepra të artistëve të njohur dhe atyre në ngritje

Një vepër e guximshme që paraqet presidentët Trump dhe Putin duke parë njëri-tjetrin në sy, e realizuar nga artisti britanik, Tim Shaw, po tërheq shumë vëmendje në ekspozitën verore të Akademisë Mbretërore të Arteve.

Duart e liderëve kontroversë botërorë takohen në një përqafim të mbështjellë me tela me gjemba. Poshtë tyre, një rulet jep një ide të qartë për simbolikën që artisti synon të përcjellë me veprën e tij të titulluar, “Pin It On Them”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se nëse dëshiron të biesh në sy në Akademinë Mbretërore, pothuajse duhet të bësh diçka paksa spektakolare. Vepra e Tim Shaw me Trumpin dhe Putinin të godet fort, dhe ndodhet në një dhomë të vogël, kështu që nuk mund ta humbasësh. Dhe, natyrisht, ajo është një kritikë ndaj sundimtarëve në vende të tjera, për të cilët shumë njerëz mendojnë se nuk po sillen siç duhet”, ka deklaruar kritiku i artit Tab Khan.

Duke qenë se ekspozita zë vend në zemër të Londrës, Khan mendon se kjo vepër përbën një deklaratë të rëndësishme në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

“Për mua, ajo është gjithashtu një dëshmi se jetojmë ende në një vend ku mund t’i themi këto gjëra dhe të jemi shumë kritikë ndaj dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë, ndërkohë që kjo liri po kufizohet në pjesë të tjera të botës”, ka thënë ai.
“Pin It On Them”, ashtu si shumë nga veprat e ekspozuara në Akademinë Mbretërore, është në shitje. Çmimi i saj është 68 mijë funte.

Ekspozita verore organizohet çdo vit, prej vitit 1769. Shumë prej veprave të ekspozuara janë në shitje dhe një pjesë e të ardhurave i kalon Akademisë Mbretërore për të mbështetur artistët ekspozues, si dhe për të trajnuar brezin e ardhshëm të piktorëve, skulptorëve dhe arkitektëve

Rreth 18 mijë vepra arti u paraqitën këtë vit për ekspozitën verore. Detyra e Ryan Gardner ishte të përzgjidhte nga ky numër vetëm 1 mijë e 800 vepra dhe më pas të koordinonte organizimin e ekspozitës.

Tema është “Ndërlidhja”, një term që Gardner pranon se mund ta ketë shpikur vetë dhe që nuk e pëlqen shumë për shkak të lidhjeve që krijon me internetin.

Ai ka shpjeguar se si u realizua procesi i vendosjes së një game kaq të larmishme veprash arti në të njëjtën hapësirë.

“Më intereson sa shumë përplasje dhe lidhje ekzistojnë mes çdo vepre. Kur mendojmë për ekspozitat në kuptimin tradicional kuratorial, mendojmë për tema, për një lidhje të vetme që bashkon shumë gjëra. Por në një ekspozitë si kjo, që zhvillohet prej 250 vjetësh dhe përmban 1 mijë 800 vepra, mund të themi se ekzistojnë lidhje të shumta, dhe kjo në vetvete përbën një temë”, ka thënë Gardner. 
Pikturat qëndrojnë pranë skulpturave, të cilat janë vendosur pranë video-instalacioneve dhe madje edhe studimeve arkitekturore.

Rreth 18 mijë vepra arti u paraqitën këtë vit për ekspozitën verore. Detyra e Ryan Gardner ishte të përzgjidhte nga ky numër vetëm 1 mijë e 800 vepra dhe më pas të koordinonte organizimin e ekspozitës

Por, pavarësisht dallimeve mes veprave, Gardner mendon se njerëzit janë mjaftueshëm të aftë të krijojnë vetë lidhje me to.

“Çdo vepër do të lidhet në njëfarë mënyre me atë në të majtë dhe me atë në të djathtë. Kjo nuk është mrekulli. Është thjesht mënyra se si funksionon natyrshëm truri i njeriut. Nëse mendojmë për binjakët, nuk mund të mos bëjmë krahasime mes dy gjërave. Njerëzit janë jashtëzakonisht të aftë në gjetjen e lidhjeve mes gjërave”, ka thënë ai. 

Disa nga veprat janë krijuar nga emra të njohur, artistë të respektuar që janë anëtarë të Akademisë Mbretërore.

Një vepër e artistit amerikan, Joseph Grigely, është zgjedhur nga kuratorja menaxhuese, Sinta Berry, si një shembull i mirë i asaj që përfaqëson ekspozita verore. Kulla e ndërtuar nga kapakët e shisheve të verës që ai ka konsumuar shërben si një tregues vizual i stresit që artisti ka përjetuar.
“Artisti Joseph Grigely humbi dëgjimin kur ishte fëmijë. Një pjesë e madhe e veprës së tij trajton jetën si i shurdhër. Kjo vepër u krijua brenda një periudhe të gjatë kohore, gjatë së cilës ai mblodhi këta kapakë shishesh vere, dhe është një koment mbi stresin që ai përjetoi si pasojë e sfidave të lidhura me aftësinë e kufizuar”, ka thënë Berry.

Ekspozita verore organizohet çdo vit, prej vitit 1769. Shumë prej veprave të ekspozuara janë në shitje dhe një pjesë e të ardhurave i kalon Akademisë Mbretërore për të mbështetur artistët ekspozues, si dhe për të trajnuar brezin e ardhshëm të piktorëve, skulptorëve dhe arkitektëve.

Ekspozita është në dispozicionin e publikut prej 16 qershorit dhe do të qëndrojë e hapur deri më 23 gusht.