Prizren, 29 mars – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se ka marrë vendim për anulimin e projektit të teleferikut për në Kalanë e qytetit. Sipas tij, vendimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit lidhur me këtë projekt që synonte krijimin e qasjes më të lehtë të vizitorëve në njërin prej monumenteve më të popullarizuara arkeologjike të vendit, është marrë pas rekomandimeve të marra nga grupi punues, i përbërë nga ekspertë të lëmive të ndryshme. Me këtë rast ka theksuar se konstatimi i përbashkët ka qenë që projekti ideor është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
“Ndër arsyet kryesore të anulimit të procesit të tenderimit është që projekti ideor i teleferikut është në kundërshtim me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe po ashtu në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për trashëgimi kulturore, si dhe ka pasur shumë parregullsi në mënyrën se si është bërë”, ka thënë Haskuka, të mërkurën, gjatë një konference për shtyp.
“Sipas ligjit, nuk mund të bëhet asnjë aktivitet në bazamentin ku gjendet Kalaja”, ka theksuar Haskuka.
Afër 3,5 milionë euro ishte paraparë të kushtonte ndërtimi i teleferikut për qasje më të lehtë në Kalanë e Prizrenit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Kryetari i Prizrenit tregon pse u anulua projekti për teleferikun për në Kala
-
Kundërshtime për teleferikun në Kalanë e Prizrenit, Komuna paralajmëron se do ta anulojë tenderin
-
Teleferiku për në Kalanë e Prizrenit ende larg, buxheti 3 milionë euro
-
OSHP-ja vërteton anulimin e prokurimit për teleferikun në Kala të Prizrenit
-
Sërish anulohet prokurimi për teleferikun në Kalanë e Prizrenit