Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Prizrenit tregon pse u anulua projekti për teleferikun për në Kala

Në kohën kur është paraparë që të jetësohet projekti për teleferikun që çon në kala, komuna e Prizrenit ka anuluar komplet këtë projekt të nisur nga qeverisja e kaluar, raporton KTV.

Kjo, pasi sipas kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka qenë në kundërshtim me ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit. Por prizrenasve nuk po u pëlqen ideja e anulimit të këtij projekti, pasi thonë se jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë këmbë deri te kalaja.

Por ka edhe të atillë që nuk e përkrahin idenë e teleferikut, pasi thonë që qytetarët kanë probleme më të mëdha.

Ndryshe, Haskuka ka thënë se nuk është në prioritet të qeverisjes së tij ndërtimi i këtij teleferiku.